Sunday 1 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me “Gala Mbrëmjen” ku u shpërblyen më të mirët u përmbyll “Flaka e Janarit 2026”

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit 2026”: Tullumi fitues në fjalëkryq, Mamuti në anagramë

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”, është fituese e çmimit “Pena e Flakës 2026”

Një i burgosur gjendet i varur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ishte i dënuar

Xhafer Tahiri “pajtohet” me Abdixhikun: Dhamë votën nga dashnia për LDK-në

Afrim Shahini rekordmeni “Ikonografik” te FC Drita

Në “Fest Flaka” iu këndua atdheut, heronjve e dashurisë

Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet nuk ka rimëkëmbje – Haziri figura më serioze

Mbyllet faza e ligës në Ligën e Europës, këto janë ekipet e kualifikuara

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

 Me “Gala Mbrëmjen” ku u shpërblyen më të mirët u përmbyll “Flaka e Janarit 2026”
Arte Pamore Arte tjera Film Kulturë Lajme Letërsi Librari Muzikë Teatër

Me “Gala Mbrëmjen” ku u shpërblyen më të mirët u përmbyll “Flaka e Janarit 2026”

1 February 2026 0 Comment 9 min read

AA

Në përmbyllje të “Flakës së Janarit 2026”, e organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, është mbajtur “Gala Mbrëmja” në të cilën janë shpërblyer më të mirët në të gjitha shtyllat e këtij manifestimi.

U.d i drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri, ka përcjellë fjalën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, i cili për arsye objektive nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Ndër tjerash, kryetari Hyseni në fjalën e tij ka thënë:

“Ndërsa jemi mbledhur sonte në këtë Gala Mbrëmje, ne nuk jemi vetëm duke shënuar një datë tjetër në kalendar, por po ndezim edhe një herë atë zjarr që nisi 35 vite më parë. Flaka e Janarit nuk është vetëm një simbolikë poetike; ajo është ADN-ja e lirisë sonë, është drita që lindi nga errësira më e thonjtë e historisë sonë moderne.

Për mbi tri dekada, janari për ne nuk ka qenë vetëm muaji i ftohtë i dimrit, por muaji i ngrohtësisë që buron nga gjaku i derdhur. Sot, në këtë 35-vjetor, ne kujtojmë me përulësi kolosët tanë: Kadri Zekën, Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, e deri te rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari që pasoi më vonë.

Ata nuk ranë që ne të vajtojmë, por që ne të jetojmë. Ata e kuptuan se liria nuk dhurohet – ajo fitohet me çmimin më të lartë, dhe ata nuk hezituan ta paguanin atë.

Në këtë mbrëmje festive dhe reflektuese, duhet të pyesim veten: Çfarë po bëjmë ne me lirinë që ata na lanë trashëgim?

Duke mbajtur gjallë “Flakën”, ne sigurojmë që brezat e rinj të dinë se rrënjët e shtetit tonë janë të ujitura me sakrificë.

Ky manifestim që bashkon artin, poezinë dhe muzikën, tregon se pushka e dëshmorit dhe penë e artistit janë dy anët e të njëjtës medalje: dinjitetit kombëtar. Flaka na kujton se përballë idealeve të mëdha, ne jemi një. 35 vite janë sa një jetë njeriu, por në historinë e një kombi, ato janë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë drejt dritës. Uroj qe kjo natë te shërbej si një zotim se “Flaka e Janarit” do të vazhdojë të digjet në zemrat tona, në këngët tona dhe në themelet e Kosovës sonë të dashur”, thuhet në fjalën e të parit të Gjilanit, Alban Hyseni, të cilën para audiencës së pranishëm në “Gala Mbrëmje”, e solli u.d i drejtorit të DKRS-së, Kushtri Zeqiri.

Përndryshe, “Gala Mbrëmja” ka vazhduar me ndarjen e çmimet për më të mirët, sipas jurive përkatëse.

Për shtyllën ‘’Peneli i Flakës’’, juria në përbërje Ahmet Ibrahimi, Miradije Shahiqi dhe Ragip Ramadani kanë vlerësuar krijimet pjesëmarrëse në kategori përkatëse në konkurs, me sa vijon:

Çmimi për veprën më të mirë në konkursin “Peneli i Flakës 2026” në pikturë – Arianit Lakna. Çmimi për veprën më të mirë pjesëmarrëse në konkursin “Peneli i Flakës 2026” në skulpturë – Selam Kastrati. Derisa, Shoqata e Arteve Pamore në Gjilan, vlerësoi se çmimi kryesor, që është çmimi blerës i Galerisë, t’i jepej artistit, Isa Alimusaj, për pikturën e tij “Profile Dardane”.

Janë ndarë edhe çmimet për më të mirët në artin dramatik “Talia e Flakës”, ku sipas vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje: Ali Demi, Tringa Hasani dhe Ilir Bokshi, u dhanë këto çmime:

Çmimi – Aktori më i mirë: Bujar Ahmeti nga shfaqja “Gërrdia”, – Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi – Aktorja më e mirë: Edona Reshitaj nga shfaqja “Sytë e Ujkut”, – Integra.

Çmim i- Regjia më e mirë: Agon Miftari për shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana”, Ferizaj.

Çmimi – Teksti më i mirë: Jeton Neziraj për shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana”, Ferizaj.

Çmimi – Shfaqja më e mirë: Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana”, Ferizaj.

Çmimi i vetëm i paraparë për koreografi, skenografi, kostumografi, dizajn të dritave ose kompozim muzikor, iu dha kompozitorit Memli Kelmendi.

U dhanë çmimet edhe për gjëzasajues ku juria në përbërje, Zijadin Hasani, Nexhat Hajrullahu e Enver Hajrullahu, pas kontrollimit dhe poentimit të gjëzave të sajuara përcaktuan këta fitues:

Në fjalëkryq:

Çmimi i parë: Skender Tullumi – 50.8 pikë

Çmimi i dytë: Xhelal Abrashi – 49.8 pikë

Çmimi i tretë ndahet në mes të: Mensur Mamuti dhe Muhamet Halili – me nga 46.8 pikë

Në anagram:

Çmimi i parë: Mensur Mamuti – 28 pikë

Çmimi i dytë: Rexhep Hasani – 26 pikë

Çmimi i tretë: Ekrem Krasniqi – 25 pikë

Në shtyllën e artit letrar, juria në përbërje: Afrim Demiri, Alketa Spahiu dhe Arsim Halili vlerësoi se poetja Blinerë Hajdari me poezinë e saj “Përtej lëkure”, është fituese e çmimit “Pena e Flakës 2026”.

Festivali “Yjet e Flakës”, nuk kishin karakter garues, por nga OJQ “Lyra”, janë ndarë mirënjohje për: Kira Demolli, pjesëmarrësja më e re e festivalit, Aron Musliu, solisti me më së shumti paraqitje në këtë Festival si dhe Alika Ajeti, solistja më e kompletuar e Festivalit.

Festivali “Fest Flaka”, poashtu nuk kishte karakter garues, por AKV “Gjilani”, ndau katër mirënjohje edhe atë për: Ahmet Isufin, si dhe Post Mortem për: Demir Krasniqin, Hamit Aliun dhe Nehat Feratin.

Mirënjohje edhe për ata që ishin pjesë e aktivitetit “Këngët e Jusufit”, ku u nderuan Ylberina Avdyli, Hekuran Bllaca, Mentor Latifi, Blend Arifi, Safete Mustafa Baftiu.

Përndryshe, u dhanë mirënjohje edhe për të gjithë organizatorët e shtyllave të “Flakës së Janarit”, e cila sonte shënoi edhe mbylljen e këtij edicioni, që ishte i 35-ti me radhë.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Në pritje të shortit të Nations League,

1 February 2026
Arte Pamore

Me “Gala Mbrëmjen” ku u shpërblyen më

1 February 2026
Arte tjera

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit

1 February 2026
Kulturë

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”,

1 February 2026
RELATED Stories for you
Featured Futboll Kampionati Botërorë Sport

Në pritje të shortit të Nations League,

1 February 2026

Më 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League,

Arte tjera Kulturë Lajme Librari Opinione

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit

1 February 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, janë shpallur rezultatet e Garës

Kulturë Kuriozitete Lajme Letërsi Librari Opinione

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”,

1 February 2026

Poetja Blinera Hajdari me poezinë “Përtej lëkure”, është fituese e Çmimit “Pena e Flakës”,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.