Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që njeh Palestinën

AAK Dardanë – 174 – Burim Prekorogja nr. 7

EXKLUZIVE! – Kanadaja njeh Palestinën shtet!

AAK Dardanë – Burim Prekorogja – Numri 7

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit 2025”

Pensionohet profesori i shkollës së mesme ekonomike – Fatmir Shkodra, vlrësohet lart kontributi në edukimin

LDK Gjilan: “Ne ecim bashkë me vizion me liderin e Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi”

 Më 27 korrik KF Kika feston 50- vjetorin e themelimit
Futboll

Më 27 korrik KF Kika feston 50- vjetorin e themelimit

26 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

Klubi “bardh e kaltër” i Kikës nga Hogoshti i Dardanës, (Kamenica), do të festojë ditëlindjen e 50-të të shtunën, më 27 korrik në fshatin Hogosht.

Për gjysmë shekulli, shumë talente, intelektualë, patriotë dhe fshatarë kanë dhënë më të mirën e tyre për të mbijetuar ky klub, duke u bërë një sinonim i triumfit dhe krenarisë.

Shkruan: Sylejman Ismajli, opinionist, gazetar

KF Kika ka një traditë të madhe në futbollin e Kosovës, duke qenë në periudha të ndryshme një nga skuadrat më të mira në vend.

“Bardhe kaltërit” e Kikës u formuan në vitin 1974 nga aktivistët e fshatit të asaj kohe, duke hapur mundësi që kjo vatër e futbollit të mos ndalet tani për gjysmë shekulli.

Si çdo klub, edhe KF Kika ka pasur ngritje dhe rënie gjatë kësaj periudhe. fillimisht ky klub quhej “Kitka”, duke e ndërlidhur me Malësinë e Kitkës, ku me dinjitet burrat e kësaj treve kanë mbrojtur kufirin me Serbinë. Ndërsa, në vitin 1999, pas mbarimit të luftës, “Kitka” shndërrohet në KF Kika.

Gjatë aktivitetit 50-vjeçar, sidomos gjatë viteve të 90-ta, KF Kika ka pasur arritjet më të mëdha në historikun e saj.

Në vitin 1992-93, në grupin e Ferizajt, KF Kika ishte kampione, ndërsa në finale ndaj Trepçës kishte pësuar humbje. Po ashtu, në vitin 1994 ishte nënkampione e Kosovës pas Lirisë së Prizrenit.

Me themelimin e Ligës së Parë të Kosovës, KF Kitka në vitin 1995 ishte ndër pozitat e para, duke qenë një nga skuadrat më të forta të asaj kohe në futbollin e Kosovës.

Përgjatë këtyre viteve, KF Kika, edhe pse vinte nga një vend i vogël për futbollin e Kosovës, ka dhënë shumë në të gjitha sferat. Edhe pse në shumë raste ishte pranë shuarjes, Hogoshtasit në momentet e fundit i kanë dhënë jetë kësaj vatre të futbollit.

Të shtunën, më 27 korrik, fshati Hogosht do të ketë festë, pasi do të festohet nga shumë mysafirë të ftuar të gjeneratave të ndryshme: futbollistë, fshatarë, intelektualë dhe punëtorë sportivë për të nderuar këtë emër të madh të futbollit, KF Kika. Si shumë donatorë, futbollistë dhe kryetarë që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e klubit, vend meritor zë edhe kryetari i tanishëm, Naim Biqkaj, i cili thekson se ky përvjetor është krenari e gjithë atyre që kontribuan.

“Po bëhen gjysmë shekulli që jemi pjesë e këtij klubi i cili na është bërë si pjesë e familjes. Ky përvjetor i KF Kika është një përvjetor i krenarisë, sakrificës dhe mbi të gjitha është një fitore e gjithë banorëve të fshatit Hogosht dhe e gjithë atyre që dhanë më të mirën e tyre për ngjyrat ‘bardh e kaltër’ të KF Kikës. Do të jetë një ceremoni në mes të fshatit, ku i madh e i vogël do t’i gëzohemi këtij gjysmë shekulli,” tha Biqkaj.

Organizatorët e KF Kika më 27 korrik kanë parashikuar një agjendë të pasur me aktivitete të ndryshme sportive. Në këtë ceremoni do të ketë edhe aktivitete për Ditët e Diasporës në Hogosht, duke sjellë së bashku komunitetin dhe duke festuar një trashëgimi të pasur të suksesit dhe dedikimit në sport.

Share This:

Tags: Hogoshti KF Kika
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për

22 September 2025
Featured

Lëvizja VETËVENDOSJE! Kamenicë – Sokol Kastrati –

22 September 2025
Featured

Zgjedhjet Lokale 2025 – Partia “Vatra” Gjilan

22 September 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që

21 September 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025

Skuadra e KF Kika nga Hogoshti, ka njoftuar përmes faqes së saj në rrjete

Futboll Lajme Sport

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër,

28 June 2025

Gjatë ditës së sotme një delegacion i përbërë nga drejtues të KF Kika nga

Futboll Sport

KF Kika dhe Genc Sermaxhaj, përfundojnë bashkëpunimin

31 May 2025

Klubi i Futbollit Kika nga Hogoshti ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare se

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.