
Mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Teen Fest Kosova”, kryetari Hyseni premton mbështetje
Është mbajtur edicioni i 6 i festivalit “Teen Fest Kosova”, në Shkollën e Muzikës në Gjilan, organizuar nga N. G. O. Defko production dhe mbështetur nga: Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtorati për Kulturë, Rini e Sport.

Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i pranishëm në festival ishte edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport , Kushtrim Zeqiri.



Alban Hyseni, tha se: Teen Fest Music Festival në edicionin e tij të 6-të solli edhe këtë vit shumë energji, talent dhe atmosferë rinore në qytetin tonë.
Më tej i pari i Gjilanit, theksoi se ky festival, i organizuar nga producenti Dëfrim Behluli, po bëhet një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore që i jep hapësirë të rinjve për të shprehur talentin e tyre muzikor.
“Si komunë, mbetemi të përkushtuar të mbështesim iniciativa të tilla që fuqizojnë të rinjtë dhe pasurojnë jetën kulturore të Gjilanit”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
