Thursday 8 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe pranimin e Kosovës në BE

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të humbur – LDK do të merret me zgjedhjet

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA

Nga: Mehmet Kraja – Disidenca e munguar (Fjalë e mbajtur në konferencën shkencore “Disidenca letrare

Hyseni: Të jemi të gatshëm për situata të papritura dhe nga kërcënimet që mund të

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në Itali për projektin EDUFAIR

Delegacioni i UKZ-së pjesë e tryezës së diskutimit mbi temën: “Programet e arsimit të lartë

Haradinaj për Limajn: E ka problem me marrë votën tonë nëse propozohet për kryekuvendar

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Këta janë kandidatët për drejtor të 16 klinikave në QKUK

 Mbahet akademi përkujtimore për mësuesin e veprimtarin, Elez Muja
Lajme

Mbahet akademi përkujtimore për mësuesin e veprimtarin, Elez Muja

11 November 2024 0 Comment 6 min read

AA

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, është mbajtur akademi përkujtimore në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe mësuesit Elez Muja.

Në akademi të pranishëm ishin edhe zyrtarë nga Presidenca, deputetë nga Kuvendi, zv. ministri i Mbrojtjes, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e miq.

Kryetari Alban Hyseni, tha se është nder dhe krenari për secilin prej nesh që kur kujtojmë e përkujtojmë familjarët e qytetarët tanë mblidhemi e flasim për veprat e kujtimet e shumta dhe me vlerë që kemi për ta.

Ai shtoi se për familjet tona në përgjithësi e familjen Muja në veçanti, kjo akademi e cila para se gjithash nderon institucionet lokale, është më shumë sesa dhimbje, krenari e mburrje për anëtarin e familjes për bashkëqytetarin Elez Muja.

I pari i Gjilanit, tha se kontributi i çmuar e me shumë vlerë i mësuesit, është i njohur në kuptimin universal. Mësuesit janë ata që edukojnë brezat e së ardhmes e që ata pas shkollimit shndërrohet në prijës e udhëheqës të vendit. Mësuesi i mirë e çdo herë pa u ndalur jo vetëm mëson, por edhe çka është më e rëndësishme edhe edukon fëmijë tanë. Kur mësuesi, siç është rasti me mësuesin për të cilin jemi mbledhur ta përkujtojmë sot është edhe vetë bashkë me familjen e tij atdhetar i shquar, ai sigurisht që edhe këtë frymë sigurisht e bart edhe tek nxënësit e tij.

Kryetari i komunës, më tej shtoi se mësuesi Elez Muja, ishte më shumë se mësues e duke qenë mësues ishte edhe më shumë se sa veprimtar. Mësuesi veprimtar edukon breza të cilët në shumë dimensione mund e sigurisht që sot japin kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Hyseni është i bindur që sot mes nesh ka nxënës të mësuesit veprimtarë Elez Muja që kanë kujtime të shumta për orët mësimore plotë edukatë atdhe dashurie.

“Unë personalisht, jam me fat që jam që familjen Muja ta konsideroi në mesin e miqve të mi, ku Përparimi e Dritoni janë shembulli sesi mundesh e duhet të jesh profesionistë i mirë, pra i arsimuar, por edhe sesi të jesh profesionistë i mirë që e do atdheun e vendin”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit tregoi, se Përparimi në moshë të re i ishte bashkuar UÇK-së, kjo sigurisht ka ardhur si rezultat i edukatës familjare e cila vije nga një mësues, veprimtarë e atdhetar, siç ishte Elez Muja.

“Uroj që në këtë pesë vjetor të cilin po e shënojmë tani me këtë akademi përkujtimore të jetë vazhdimësia e përkujtimit, por edhe ruajtjes së veprave atdhetare kombëtare të të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për vendin dhe lirinë që e gëzojmë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari falënderoi Këshillin Organizativ dhe familjen Muja që të gjithëve bashkë i lejuan të bëhen pjesë e të ndajnë këto momente përkujtimi.

“I lehtë i qoftë dheu i Kosovë dhe kujtimi i përhershëm qoftë kujtimi për mësuesin veprimtarë e atdhetar Elez Muja”, tha kryetari Hyseni.

Më pas kanë folur edhe Ahmet Isufi, ish komandanti i ZOK-ut, bashkëpunëtori Ejup Uruqi, kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, veprimtari Ismajl Kurteshi dhe Vehbi Kçiku nga Këshilli Organizativ.

Djali i veprimtarit e mësuesit Elez Muja, Përparimi ka falënderuar të pranishmit e kësaj akademie përkujtimorë.

Për biografinë e veprimtarit e mësuesit Elez Muja dhe poezi, ka interpretuar aktori Ramdan Kurti.

Orkestra frymore “Selman Vokshi”, kanë interpretuar himnet dhe këngët me këngë.

Mbesa Rina Neziri, ka treguar rrëfime nga jeta për gjyshin e saj.

Familjes së veprimtarit e mësuesit i është ndarë mirënjohje nga Shoqata e Invalidëve të Luftës dega në Gjilan, për kontributin e dhënë në arsim mbi 40 vjet dhe për çështjen kombëtare për lirinë e vendit.

Share This:

Tags: Akademi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe

8 May 2025
Lajme

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të

8 May 2025
Europa League

Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës

8 May 2025
Futboll

Dita e ndeshjeve: Superliga e Kosovës mbyll

8 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Akademi përkujtimore për Lulzim Mahmuti, LDK e

9 May 2024

Komunikata e LDK-së: – Sot, nën përkujdesjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim

Lajme

Mbahet akademi përkujtimore për mësuesin e atdhetarin

26 May 2023

Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë është mbajtur akademia përkujtimore me rastin e

Lajme

Përkujtohet Dr. Shaban Rexhepi, U tha: “lavdinë

9 January 2023

Gjilan – Në Akademinë përkujtimore kushtuar dr. Shaban Rexhepit kanë folur zyrtar komunal, miq,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.