Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

 Mali i Zi miraton marrëveshjet me Emiratet mes kritikash dhe kundërshtimesh – deputetët shqiptarë kundër
Uncategorised

Mali i Zi miraton marrëveshjet me Emiratet mes kritikash dhe kundërshtimesh – deputetët shqiptarë kundër

23 April 2025 0 Comment 14 min read

AA

Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Miratimi, me kërkesë të Qeverisë së kryeministrit Milojko Spajiq, ishte i domosdoshëm që marrëveshjet – të cilat Spajiq i nënshkroi më 28 mars me zyrtarët e Emirateve – të hynin në fuqi.

Marrëveshjet e kundërshtuan nga deputetët shqiptarë.

Por, ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – Lëvizja Evropa Tani e Spajiqit, Demokracia e Re Serbe e kryetarit të parlamentit Andrija Mandiq, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

Debati, gjatë të cilit u hodhën poshtë të gjitha amendamentet e deputetëve, zgjati mbi 12 orë dhe përfundoi një orë pas mesnatës, më 23 prill.

Nga 81 deputetë, Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik e mbështetën 50, ndërsa atë për bashkëpunim në turizëm dhe pasuri të paluajtshme e mbështetën 46 deputetë. Dhjetë ishin kundër të dyja marrëveshjeve, ndërsa një pjesë e opozitës e braktisi sallën para votimit.

Një pjesë e aktivistëve dhe sektorit joqeveritar konsideron se me miratimin e këtyre Marrëveshjeve është “pezulluar” Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi.

Në fakt, marrëveshjet ndërmjet shtetesh që u miratuan kanë përparësi ndaj legjislacionit vendas në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje.

Ato nuk parashikojnë respektimin e dispozitave vendore për prokurime publike dhe tenderë, megjithëse Kushtetuta përcakton treg të lirë dhe ndalon shtrembërimin e konkurrencës dhe nxitjen e monopoleve.

Edhe pse në marrëveshje nuk specifikohet vendndodhja e investimeve, Qeveria ka njoftuar më herët se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në Plazhin e Madh të Ulqinit, ndaj të cilave ka kundërshtime të ashpra nga komuniteti lokal, ekologët dhe opozita.

Bëhet fjalë për një qira 99-vjeçare të një pjese të Plazhit të Madh, që së bashku me hapësirën përreth përfshin rreth 20 milionë metra katrorë, ku do të ndërtoheshin objekte turistike dhe banimi, ka bërë të ditur disa herë kryeministri Spajiq.

Në fillim të prillit, ai deklaroi në Kuvend se Alabbar është i gatshëm t’i investojë rreth 35 miliardë euro. Më vonë, ai e relativizoi këtë deklaratë duke thënë se bëhet fjalë për potencialin e tërheqjes së investimeve në atë shumë.

Marrëveshja e detyron Qeverinë në Podgoricë të përgatisë dokumentacionin planifikues në përputhje me dëshirat e investitorëve arabë, të ndërtojë infrastrukturën për projektet dhe të marrë përsipër kostot e eksproprijimit.

Nuk ka ndonjë vlerësim të qartë se sa do t’i kushtojë kjo Malit të Zi. Alabbar ka qenë i përfshirë edhe në ndërtimin e projektit “Beogradi në ujë”.

Deputetët shqiptarë kundër

Përveç Kuvendit Komunal të Ulqinit, të gjithë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nga ky qytet kanë qenë kundër kësaj marrëveshjeje.

Para debatit, kryetari i komunës, Genc Nimanbegu, tha se deputetët që do të mbështesin ligjet e propozuara “do të bëhen armiq të Ulqinit”.

“Njëzet milionë metra katrorë të Plazhit të Madh të Ulqinit po jepen me qira për 99 vjet. Si i shkoi dikujt në mendje ta bëjë këtë pa diskutim publik, pa përfshirjen e pushtetit lokal dhe publikut profesional?”, tha Nimanbegu.

Deputeti Mehmet Zenka, gjatë debatit për marrëveshjen, deklaroi se “në 100 vitet e fundit, nuk ka ndodhur një fatkeqësi më e madhe për Ulqinin”.

Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviq, tha se me këtë marrëveshje po mundësohet shitja e Malit të Zi dhe po cenohet Kushtetuta, pasi “po planifikohet konfiskimi i pronës së qytetarëve pa ndonjë arsyetim se ku qëndron interesi publik”.

“Si mund të jenë interes publik apartamentet për shitje dhe hotel-kondot?”, pyeti Abazoviq, duke iu referuar dispozitës që e cilëson projektin si interes publik.

Më 17 prill, ai njoftoi se URA ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Spajiqit dhe personave të panjohur për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes.

Deputeti i Aleancës Shqiptare, Ilir Çapuni, i mbështetur nga partitë e tjera shqiptare, deklaroi se marrëveshja cenon të drejtat e pakicave, duke u mbështetur në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave.

Në emër të Qeverisë, si propozues, u përgjigj ministrja e Administratës Publike, Majda Adxheviq, e cila tha se kërkesa është e pabazë, pasi në marrëveshje nuk përmendet asnjë qytet apo komunë.

Edhe opozita dhe presidenti i shtetit kundër

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ka paraqitur disa arsye pse është kundër kësaj marrëveshjeje.

“Arsyet kryesore kanë të bëjnë me: procedurat jotransparente, mungesën e komunikimit të mjaftueshëm me publikun dhe përmbajtjen e vetë marrëveshjes”, tha deputeti i DPS-it, Nikolla Rakoçeviq.

Kolegu i tij i partisë, Ivan Vukoviq, deklaroi se në mënyrë figurative, kemi të bëjmë me një “tentativë për grabitjen e Malit të Zi”.

“Qeveria, e mbështetur nga shumica, synon të dhurojë tokë në vlerë prej 20 miliardë eurosh, të përgatisë dokumentacionin planifikues, të pastrojë juridikisht pronën në emër të interesit publik, të sjellë energji elektrike, ujë, kanalizim… gjë që do të kushtojë qindra miliona euro”, tha ai.

Ai pyeti pse përmendet Alabbar nëse nuk dihet kush është investitori, dhe pse kryeministri përmend Ulqinin nëse nuk dihet vendndodhja konkrete.

“Të gjithë ata që e mbështesin këtë marrëveshje do të japin llogari një ditë”, tha Vukoviq.

DPS e braktisi sallën para votimit për marrëveshjet.

Deputeti i Socialdemokratëve opozitarë, Boris Mugosha, tha se askush nuk është kundër investimeve, por se duhet të respektohet Kushtetuta e Malit të Zi.

“Si edhe legjislacioni kombëtar, interesat e komunitetit lokal dhe detyrimet në rrugën drejt BE-së”, tha ai.

Edhe presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, konsideron se marrëveshja e Qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe është “e paligjshme”, pasi “pezullon” ligjet e Malit të Zi. Ai ka kërkuar nga Komisioni Evropian një opinion mbi përputhshmërinë e saj me standardet juridike evropiane.

Mbështetësit e marrëveshjes


Deputetët e Lëvizjes Evropa Tani të Spajiqit morën mbështetjen më të madhe nga partia Demokracia e Re Serbe, presidenti i së cilës është edhe kryetar i Kuvendit, Andrija Mandiq.

Ai deklaroi se për herë të parë në historinë e shtetit “po na paraqitet një investim kaq i madh dhe një mundësi për të rilindur këtë vend”.

Deputeti i partisë së tij, Marko Kovaçeviq, tha se opozitës i pengon fakti që pushteti do të arrijë një marrëveshje të tillë me investitorë të huaj.

Ai shtoi se “kurrë nuk kemi votuar për tradhtinë e vendit dhe nuk do ta bëjmë as tani”.

Deputetja e lëvizjes së Spajiqit, Jellena Nedoviq, deklaroi se në vend që të ndihet “gëzim për një investitor të besueshëm”, Mali i Zi po dëgjon sot histori të ndryshme, manipulime dhe sulme ndaj deputetëve.

Ajo tha se investitori potencial, Mohamed Alabbar, është i besueshëm.

Ajo gjithashtu theksoi se gjithçka është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Debati pa kryeministrin


Siç ishte paralajmëruar më herët, kryeministri Millojko Spajiq nuk mori pjesë në debat, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Në vend të tij, marrëveshjet para deputetëve i prezantoi ministrja e Punëve Publike, Majda Adxheviq.

Ajo vlerësoi se votimi kundër marrëveshjes mund të sjellë vetëm një rezultat – ndërprerje të përhershme të bashkëpunimit me Emiratet në fushën e turizmit.

“Lajmi për refuzimin e ratifikimit të marrëveshjes do të ishte një lloj shuplake diplomatike”, tha Adxheviq.

Sipas saj, investimi nuk do të realizohet në komunat që nuk e dëshirojnë, përfshirë Ulqinin, por Qeveria nuk do të heqë dorë – ajo do të mbështesë komunat që janë të interesuara për investime.

Ministria e Punëve Publike, e cila është bartësja kryesore e projektit të Qeverisë, u formua këtë muaj.

Adxheviq u zgjodh ministre më 14 prill.

Ekologët dhe një pjesë e sektorit joqeveritar kundër

Edhe rrjeti joqeveritar MANS, i cili për dekada ka luftuar kundër korrupsionit – theksoi se marrëveshja e përjashton investitorin nga juridiksioni i gjyqësorit vendor dhe pezullon Kushtetutën dhe ligjet, sidomos në fushën e prokurimeve publike dhe tenderëve.

Ata paralajmëruan për rrezikun e lartë të shpëlarjes së parave, duke qenë se të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në Emirate nuk janë të qasshme publikisht, kështu që Qeveria nuk do të mund të verifikojë se kujt po ia jep pasurinë shtetërore.

Ekologët paralajmëruan gjithashtu se ndërtimet e planifikuara në Plazhin e Madh të Ulqinit do të dëmtonin rëndë mjedisin e Sollanës.

Sollana është një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë. /Radio Evropa e Lire/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti

10 May 2025
Kuriozitete

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025
Kuriozitete

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025
Sport

LDK dega Gjilan e uron karatistin Betim

10 May 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti

10 May 2025

Baseli e ka shpartalluar Luganon në play-off të Superligës së Zvicrës, duke e mposhtur

Kuriozitete Lajme

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025

Uta Ibrahimi nga Kosova  la gjurmë të pashlyeshme në historinë e alpinizmit. Ishte një

Kuriozitete Lajme

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025

Kush është kinezi më i pasur? – Vetë pyetja është intriguese. Në një mjedis

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.