Lutfi Haziri uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajramin
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, vizitoi kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me rastin e festës së Fitër Bajramit – shkruan TV Gjilani.
Gjatë takimit, Haziri uroi për sakrificën dhe përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e dashurisë për familjen, Zotin dhe atdheun.
“Kjo festë erdhi pas një muaji agjërimi, përkushtimi, duash e sakrifice përmes urisë, e mbi të gjitha për t’u barazuar me ata që nuk e kanë sofrën e mbushur. Zoti na e pranoftë agjërimin. Shëndet e mirësi për çdo familje. Urime Fitër Bajrami!”, tha Haziri.







