Tuesday 20 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

Pensionohet Dr. Sanije Poroshtica

Policia e Gjilanit zhvillon ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Rama paralajmëron për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

Komandanti i FSK-së priti në takim mirëseardhës Komandantin e KFOR-it

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

 Lule Elezi mahnit Varshavën me recital në Pallatin Mbretëror mbi Ujë
Kulturë Muzikë Teatër

Lule Elezi mahnit Varshavën me recital në Pallatin Mbretëror mbi Ujë

4 June 2026 0 Comment 5 min read

AA

Artistja gjilanase shkëlqen në një nga hapësirat më prestigjioze kulturore të Polonisë

Pianistja e njohur gjilanase, Lule Elezi, ka korrur një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke mbajtur një koncert recital në Pallatin mbi Ujë (Pallati në Ishull), një prej monumenteve më të njohura kulturore në Parkun Mbretëror Łazienki të Varshavës, Poloni.

Para një audience të zgjedhur dhe në një ambient me vlera të jashtëzakonshme historike e artistike, Elezi interpretoi vepra të njohura të kompozitorëve shqiptarë dhe botërorë, duke sjellë emocione të veçanta dhe një performancë të nivelit të lartë artistik.

“Hapësirat ikonike të Pallatit mbi Ujë dhe ngrohtësia e publikut artdashës më inspiruan dhe më dhanë ndjesi të veçantë gjatë interpretimit”, ka shprehur pianistja pas koncertit.

Ajo ka falënderuar për organizimin dinjitoz institucionin Łazienki Królewskie (Royal Łazienki) dhe Shoqatën Ndërkombëtare Frederic Chopin në Varshavë, si dhe Drejtoreshën e Përgjithshme, znj. Ewa Sławińska, për mikpritjen dhe mbështetjen.

Mirënjohje të veçantë Elezi ka shprehur edhe për Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Shkëlqesinë e Saj Mimoza Halimi, si dhe për Ambasadën e Shqipërisë në Poloni, për praninë dhe përkrahjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Po ashtu, ajo ka falënderuar znj. Aleksandra Głowacka, Kryetare e Shoqatës Frederic Chopin në Sanniki, dhe Kryetarin e Shoqatës Poloni–Kosovë, Haxhi Dulla, për mbështetjen e vazhdueshme gjatë aktiviteteve të saj koncertale në Poloni.

Me këtë paraqitje të suksesshme në një nga skenat më të veçanta kulturore të Evropës, Lule Elezi vazhdon të promovojë me dinjitet artin pianistikor dhe kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke e bërë krenar Gjilanin dhe mbarë kombin shqiptar.

Share This:

Tags: Lule Elezi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës

19 October 2026
Kuriozitete

Në këtë ditë në histori: Max Planck

19 October 2026
Lajme

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova

19 October 2026
Lajme

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të

19 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.