Livoç i Epërm: Qytetarët aktivë në dëgjimin publik për pronat dhe trashëgiminë
Drejtoria e Kadastrit ka organizuar një dëgjim publik në Livoç i Epërm, ku është shënuar pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, duke reflektuar interesimin e madh për çështjet pronësore dhe të trashëgimisë.
Në këtë takim, drejtoresha e Kadastrit, Eljesa Rashiti, ka theksuar rëndësinë e procesit të Rregullimi i Integruar i Tokës (RIK), duke e cilësuar atë si një mekanizëm kyç për zgjidhjen e problemeve të kahershme pronësore dhe për ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe transparent.

Sipas saj, interesimi i madh i qytetarëve në këtë dëgjim publik dëshmon rëndësinë që ka ky proces për komunitetin lokal dhe nevojën për adresimin e çështjeve që lidhen me pronën dhe trashëgiminë.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Kadastrit ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre aktiv në këtë proces, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe në dëgjimet e ardhshme.
Ky proces synon të sigurojë një qasje më transparente dhe në shërbim të interesit publik për të gjitha palët e përfshira.
