Ligji për Pagat, Miftaraj: Secili që ka përvoje pune më pak se 15 vite do marr 0.25 përqind kompenzim për vitet e punës pervoje
Eha Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një postim në facebook ka shkruar se me Ligjin e Pagave për të cilin ka thënë se me këtë Ligj ata që kanë përvojë punë më pas se 15 vite do të marrin një përqindje të vogël si përvojë pune.
Ai ka shkruar se për herë të parë përjashtohen shtesat zyrtarët publike, si dhe shtesat për kategoritë e mjekëve, mësuseve, administratës nuk do të marrin më shtesa siç është vepruar më herët.
”Ligji për Pagat për herë të parë përjashton shtesat për zyrtarët publik. Me ligjin per paga zyrtaret publik, si mesuesit, administrata, mjeket nuk do marrin me shtesat qe i kane marr deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligjin.Paga do jete fikse sipas koeficientit per secilen pozite.Me ligjin per paga secili qe ka pervoje pune me pak se 15 vite do marr 0.25% kompenzim per vitet e punes pervoje, dhe 0.5 per ata qe kane mbi 15 vite pervoje pune”, ka shkruar Miftaraj.