Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drita shënon fitore historike në Ligën e Konferencës – triumfon në udhëtim tek Shelbourne

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

 Lëviz Prokuroria – Nën llupë votat e LDK`së që erdhën me postë nga diaspora
Lajme

Lëviz Prokuroria – Nën llupë votat e LDK`së që erdhën me postë nga diaspora

19 March 2025 0 Comment 7 min read

AA

Për një proces që dyshohet se ka pasur manipulime brenda Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka nisur të lëviz Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Fjala është për dyshimet se pati menaxhim dhe administrim të votave me postë nga mërgata, për kandidatë të caktuar të këtij subjekti politik .

Gjithçka ka nisur pas thirrjeve publike dhe ankesave që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje disa herë për “dallimin e madh” të votave nëpër përfaqësitë diplomatike dhe atyre me postë për kandidatë të caktuar për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Se prokuroria ka nisur ta ‘hallakatë’ këtë punë, e kanë bërë të ditur burime të mirë të informuara të Periskopit.

Prokuroria e Prishtinës  tashmë ka nisur t’i intervistojë ata që “janë lënduar nga”  procesi i votimit me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Disa prej tyre që kanë arritur të bëhen deputet nga zgjedhjet e 9 shkurtit, por edhe disa të tjerë që nuk kanë arritur të fitojnë mandatin, tashmë janë telefonuar nga Porkuroria Themelore (emra të njohur për redaksinë).

” Disa nga ta emra të njohur në Lidhjen Demokratike të Kosovës tashmë janë thirrë në telefon nga një prokuror i themelores që po merret me këtë rast”, i ka thënë Periskopit një burim i mirë informaur.

Tutje ky burim ka sqaruar se askush brenda LDK`së nuk ka deponuar ose ankuar në Prokurori për dyshimet se u favorizuan kandidatë të caktuar dhe për dyshimet për ‘vjedhje’ votash brenda partisë.

Ata që janë të paknaqur me procesin e votimit me postë nga diaspora, brenda LDK`së tashmë dihet që kanë reaguar publikisht.

Periskopi ka tri ditë që ka nisur pyetje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Për krejt këto dyshime se dikush u favorizua brenda LDK`së për t`u votuar nga mërgata përmes postës (një listë e ngushtë e të preferuarve), është distancuar publikisht nënkryetari i këtij subjekti politk, Lutfi Haziri gjatë një interviste në Periskopi.

Ai madje ka thënë se nuk ka organizim ose nuk është LDK prapa dyshimeve apo administrimit, favorizimeve për kandidatë të caktuar të votës nga diaspora, por që janë indidvidë e për të cilët ka bërë thirrje që të ketë hetim deri në fund.

Pika më e nxehtë në mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK që zgjati më shumë  se pesë ora ka qenë pikërisht kjo – se çka ndodhi dhe se si u favorizuan kandidatë të caktuar të LDK, e disa prej të cilëve falë votës së diasporës me postë, në momentin e fundit,  kanë arritur të bëhen deputetë.

Rezultati jo i mirë për LDK pas 9 shkurtit dhe dyshimet për votat nga diaspora, tashmë kanë nxjerr në shesh paknaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më i ashpri ka qenë ish kryeministri i Kosoëvs, tashmë edhe për një mandat deputet, Avdullah Hoti.

Madje ai ka kërkuar zgjedhje të reja , duke kërkuar “kokën” e Lumir Abdixhikut si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por, i pakënaqur nuk është vetëm Avdullah Hoti.

Figura që kanë një peshë goxha të madhe në LDK mendojnë njësoj si Hoti.

Arben Gashi, dikur shef i Grupit Parlamentar të LDK, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi janë vetëm disa nga të “rrebeluarit” me partinë që i takojnë.

Për gardën e vjetër të LDK dihet se qysh moti janë të pakënaqur me ardhjen në krye të LDK`së të Lumir Abdixhikut dhe ‘reformat’ e bëra në këtë subjekt politik.

Për reagim që patë Avdullah Hoti, ky i fundit  u ‘gozhdua’ nga një pjesë tjetër, që vetëm ‘amin’ bëjnë se çfarë thotë kryetar i LDK`së Lumir Abdixhiku.

Për votat nga diaspora Lumir Abdixhiku ka folur publikisht duke treguar qëndrimin e subjektit që drejton.

“Kemi thënë dhe kemi diskutuar se çdo kandidat duhet t`i adresojë vërejtjet dhe pikëpamjet e tyre në institucionet përkatëse. Për cdo gjë, qoftë për çështje procedurale të KQZ’së, qoftë për çështje të hetuesisë. Mbështesim cdo hetim të institucioneve. Ruajtja e votës, ruajtja e votës së brendshme, ruajtja e votës ndërpartiake është gjëja më e shenjtë. Prapa këtij qëllimi qëndron LDK, siç ka qëndruar gjithëherë”, kishte thënë Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë, e para kjo pas rezultatit të 9 shkurtit.

Share This:

Tags: LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Drita shënon fitore historike në Ligën e

6 November 2025
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Murati: PDK dhe LDK po refuzojnë të

3 November 2025

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka hedhur fajin te PDK dhe LDK

Lajme

Lajmi i Fundi: LDK dhe PDK në

31 October 2025

Lajmin e ka publikuar Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanigt. Ai

Lajme

Abdixhiku: LDK rikthehet si partia e parë

22 October 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK është rikthyer

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.