
LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese për bllokadën në Kuvend
Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi të premten lëndën e saj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me zhvillimet e fundit institucionale që, sipas këtij subjekti politik, përbëjnë shkelje të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike, raporton EO, përcjell TV Gjilani.

Kjo parti i është drejtuar me pyetje kësaj gjykate lidhur me çështjen e Komisionit për votimin e fshehtë për të parin e kuvendit.
