Thursday 25 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në Gjilan, dëmi kap vlerën rreth 55 mijë euro

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” vizitojnë Liqenin e Ujmanit

Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Sllovenisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në Koretin

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni

Parashikimi i motit për të martën, 23 qershor 2026

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” koordinohen për organizimin e Konferencës Shkencore “Flaka e

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore

Drejtori i Shërbimeve Publike: Projekti i bulevardit ka kaluar të gjitha fazat dhe filtrat e

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

 LDK Gjilan, komunikatë nga Konferenca me media: – “Qeverisja e VV-së e largoi krejtësisht vëmendjen nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale”
Lajme

LDK Gjilan, komunikatë nga Konferenca me media: – “Qeverisja e VV-së e largoi krejtësisht vëmendjen nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale”

21 October 2023 0 Comment 6 min read

AA

Komisioni për Shëndetësisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan, sot ka mbajtur konferencë për medie. 

Kryetari i këtij komisioni, Dr. Imet Rrahmani, paraqiti para medieve e qytetarëve disa shqetësime të gjetura në fushën e shëndetësisë dhe sferën në komunën e Gjilanit. 

“LDK konsideron se tash e dy vite, vëmendja e ekzekutivit të komunës është larguar nga këto dy fusha shumë me rëndësi për jetën e qytetarëve të Gjilanit. 

Shëndetësia primare dhe çështjet  sociale të gjilanasëve, janë larg fokusit të nevojshëm. Ka disa muaj që menaxhimi i shëndetësisë provohet të udhëhiqet nga zyra e Kryetarit dhe me ushtrues detyre, në vend se të emërohet një Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë me kompetenca të plota, i angazhuar dhe i fokusuar në adresimin e nevojave të përditëshme. 

Në rrethana të tilla veç sa thellohen problemet sistemore, nuk adresohen nevojat ditore, dhe nuk ka një veprim proaktiv zhvillimor.”- tha kryetari i Komisionit para qytetarëve. 

Tutje ai shtoi se dështimi në funksionalizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në nivelin dhe formën për cfarë është destinuar si investim në njërën anë, dhe dhënia e ish objektit të QKMF-së për shfrytëzim Policisë së Kosovës, janë veprime të pamenduara mirë nga ekzekutivi i komunës. Në objektin e ish- QKMF-së, do të duhej të riorganizohej shërbimi i stomatologjisë, me perspektivën e avansimit të tij edhe me shërbime të kujdesit dytësor stomatologjik, e jo të jepet prona komunale për institucionet qendrore.  Udhëheqja e suksesshme e nje komune i shton pasuritë, i shfrytëzon drejtë ato dhe për nevoja prioritare të qytetarëve te vet.

Shembull i vendimeve ad-hoc, të pa menduara, pa asnjë objektivë të qartë, dhe vetëm  sa për të thënë se po bëjmë diçka, janë edhe shkarkimet dhe emërimet pa asnjë kriter. 

Si  mund të cilësohen ndryshe shkarkimet e personave që ishin shefa në njësitë e caktuara, për tu kthyer e emëruar po të njëjtit si ushtrues detyre në po të njejtat shërbime?! 

Ne mendojmë se ato u bënë vetëm për të i kënaqur ambiciet egoiste të individëve, përmbushur kërkesat elektorale dhe ushqyer politikat populliste.

– Përpos kësaj, komuna ka dështuar në hapjen me kohë të konkurseve dhe punësimin e profesionistëve në shëndetësi, ka dështuar në sigurimin e materialeve të domosdoshme për dhënien  e shërbimeve në kushte minimalisht të pranueshme, në  objekte shëndetësore, dhe  jo vetëm në to. Pothuajse qe një vit e gjysmë ka mungesë të paspjegueshme të materialit higjieno-sanitar; ka joefikasitet në shfrytëzimin e buxhetit të ndarë për barna; ka ngarkesë të një njësie me shërbime të panevojshme karshi zvogëlimit  të kohës së dhënies të shërbimeve në një njësi tjetër. 

– Në sferën sociale, përpos mungesës së stafit të nevojshëm, keqpërdorimeve dhe interferimeve të përditshme në zgjidhjen e lëndëve, menaxhimit të njësive të caktuara nga persona jokompetent dhe pa përgaditjen e duhur shkollore, është për t’u kritikuar edhe mospërgatitja me kohë  dhe mungesa e programeve për rastet e rënda sociale në përballimin e nevojave shtesë që sjell sezona e dimrit, si banimi, ngrohja dhe nevoja tjera bazike.  

– Kompleksiteti i nevojave të grupeve të ndryshme të shoqërisë, si jetimët, nënat vetushqyese, të moshuarit e vetmuar, etj, ishte planifikuar të zbutej me ndërtimin dhe fuknsionalizimin e Fshatit Social, apo siç e njohim me emrin “ Fshati i lumtur”. 

Kjo qeverisje duhet ta kthejë fokusin kah shëndetësia, dhe të jetë e gatshme të përballojë kërkesat e qytetarëve dhe nevojat e tyre! 

Zyra për Marrëdhenie me Publikun e LDK-së, Dega Gjilan 

21 tetor 2023

Share This:

Tags: LDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat

IMPRESSUM

24 June 2026

Lajme

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në

24 June 2026
Lajme

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e

24 June 2026
Lajme

Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Sllovenisë, flasin

24 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026

Këshilltarët komunalë të LDK-së në Gjilan kanë reaguar ndaj projektit që, sipas tyre, po

Lajme

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh

4 June 2026

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët

Lajme

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët

2 June 2026

Kandidatja nga Gjilani vlerësohet për integritetin, angazhimin dhe përkushtimin ndaj komunitetit Drenushë Maloku Bejtullahu

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.