Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

 LDK e PDK në Gjilan: Jemi dakorduar me VV-në, nesër pritet që të votohet buxheti i komunës
Lajme

LDK e PDK në Gjilan: Jemi dakorduar me VV-në, nesër pritet që të votohet buxheti i komunës

26 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Pas dështimit të disa seancave, duket se Komuna e Gjilanit është një hap më afër miratimit të buxhetit për vitin 2025.

Kjo u bë e ditur nga asamblistët e Lidhjes Demokratike te Kosovës dhe Partisë Demokratike te Kosovës, të cilët konfirmuan për Ekonomia Online se në një takim të mbajtur sot edhe me anëtaret e VV-së, partisë në pushtet, janë dakorduar që nesër të votohet buxheti komunal.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Komunën e Gjilanit, Avdyl Aliu, ka deklaruar se kryetari i komunës, Alban Hyseni, sipas tij, ka lënë inatet partiake anash dhe ka pranuar që të bashkëpunoj me opozitën për të siguruar kalimin e buxhetit.

“Lajmi i mirë sot nga Gjilani është që zotëri Hyseni, kryetari i komunës e ka lënë inatin anash dhe ju ka bashkangjitur vullnetit të mirë, së paku sipas përfaqësuesve të VV-së në Komitetin për politika dhe Financa dhe iu ka bashkangjitur vullnetit të mirë të opozitës që të bëjë nesër Gjilanin me buxhet për vitin 2025. Po them kështu sepse Hyseni ka katër muaj e më tepër, që në tavolinën e tij e ka një përgjigje që në fakt është udhërrëfyes në shume detale të imta për kryetarin e komunës se si shkon procesi i buxhetimit. Nuk e ka ndërmarr as një hap deri më tani”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar vonesat në këtë proces duke theksuar se kryetari Hyseni kishte qëndruara për më shumë se katër muaj pa ndërmarr hapa konkret për finalizim të buxhetit.

“Ne kemi qenë ata që kemi ndërmarr hapa, jemi organizuar konform atij organizimi, konform ligjit për Financa dhe Përgjegjësi edhe konform udhëzuesit. Kemi organizuar një dëgjim publik ditën e djeshme, me një numër të kënaqshëm të qytetarëve, të shoqërisë civile dhe të këshilltareve komunal. Sot i kemi ftuar, gjithnjë në ndjekje të udhërrëfyesit dhe të ligjit, sot e kemi ftuar Komitetin për Politik dhe Financa në të cilin e kemi bërë edhe rekomandimin e buxhetit për seancën e nesërme të cilën seancë e kemi ftuar me nënshkrime të këshilltareve komunal që do të mbahet në ora 10. Shpresojmë që të mos ndërroj diçka në disponim të zotëri Hysenit”, ka thënë ai.

Edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Komunën e Gjilanit, Bujar Nevzati, ka konfirmuar se ka pasur pajtime mesë opozitës dhe pozitës në këtë komunë për miratim të buxhetit.

“Sa dolëm nga takimi që patëm me kryesin e Kuvendit komunal të Gjilanit, apo siç e quajmë ne Komiteti për Politikë dhe Financa dhe po jap një lajm të mirë që u dakorduam dhe dojm ta besojmë që ky kryetar nesër të jetë në takim. Ta prezantoj buxhetin, opozita do të jep propozimet e veta dhe besoj shumë që nesër do ta miratojmë buxhetin e komunës së Gjilanit dhe qytetar më nuk do të jenë të brengosur për buxhet”, ka thënë ai.

Seanca për miratim të buxhetit është planifikuar që të mbahet nesër në ora 10:00.

Share This:

Tags: LDK PDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Xhafer Tahiri “pajtohet” me Abdixhikun: Dhamë votën

31 January 2026

Xhafer Tahiri ka befasuar me një postimin e bërë në Facebook pas Kuvendit të

Ciceroni Featured Lajme Librari

Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet

30 January 2026

Në ditët e fundit, deri një ditë para mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike

Lajme

Abdixhiku publikon agjendën e Kuvendit të LDK-së:

26 January 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK nuk frikësohet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.