Laura Fazliu kalon në finale të Grand Slamit të Gjeorgjisë
Laura Fazliu ka kaluar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tibilisi të Gjerogjisë.
Xhudistja jonë nga faza në fazë tregoi se synimi i saj është vetëm medalja e artë dhe është vetëm një hap larg saj.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura e ka mposhtur pa problem në gjysmëfinale xhudistin nga Australia, Katharina Haecker.
Fazliu fitoi me Ippon brenda 25 sekondash, duke kaluar kështu në finale, por edhe duke i siguruar Kosovës medaljen e argjendtë, ndërsa synon të artën.
Fazliu fillimi e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.
Në çerekfinale, Laura e eliminoi edhe kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell. /