Lajmi i Fundit: – Vdes ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Genci, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke thënë se vdekja erdhi për shkak të një sëmundje që ai kishte.
“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 3 janar në varrezat katolike në Pejë.