Ky plazh mahnitës është shpallur më i miri në botë për vitin 2023
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur plazhet më të mira në botë, ka shumë për t’u marrë parasysh.
Në fund të fundit, përtej diellit, detit dhe rërës, të gjithë kërkojnë gjëra të ndryshme në plazhin e tyre ideal. Rërë e pastër dhe ujëra të pastër kristal?
Në krye të listës së 50 plazheve më të mira në botë është Lucky Bay në Esperance, në Australinë perëndimore.
Ky plazh prej pesë kilometrash është i famshëm për rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta, si dhe është një vend i mrekullueshëm për zhytje, shëtitje me kano dhe shikimin e kangurëve që kërcejnë në rërë.
Më pas në listë vjen Anse Source D’Argent në Seychelles, e ndjekur nga Hidden Beach, një liman i vogël në Filipine i arritshëm vetëm me varkë.
2. Anse Source D’Argent, Seychelles
3. Hidden Beach, Filipine
4. Plazhi Whitehaven, Australi
5. Ishulli One Foot, Ishujt Kuk
6. Trunk Bay, Ishujt e Virgjër të SHBA
7. Honopu Beach, SHBA
8. Plazhi Reynisfjara, Islandë
9. Plazhi Navagio, Greqi
10. Plazhi Balandra, Meksikë