Ky është apeli i Alban Hysenit për zgjedhjet e balotazhit në Gjilan
Alban Hyseni, kandidat i LVV-së në Gjilan për kryetar të Komunës për mandatin e dytë me radhë, ka apeluar përmes një postimi te qytetarët që të votojnë për të ardhmen e tyre, në katër vitet e ardhshme.
POSTIMI I PLOTË:
“Të dashur qytetarë të Gjilanit. Nesër votojmë. Çdo votë është zëri yt, është besimi yt, është forca që e çon përpara punën, zhvillimin dhe drejtësinë që i takon secilit qytetar. Nesër votojmë dhe vendosim për të ardhmen e Komunës tonë në katër vitet e ardhshme. Dil, voto numrin 105 dhe kryetarin Alban Hyseni dhe bëhu pjesë e fitores që e kemi ndërtuar bashkë!
