
Ky është 21-vjeçari që dyshohet se goditi me veturë pesë të rinj në Viti
Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti.

Burime mediale bëjnë të ditur se i dyshuari Egzon Shallti, 21-vjeçar, me veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë të rinj që po qëndronin aty.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S..
Katër prej tyre janë jashtë rrezikut, por A. F. është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në QKUK.
Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
