Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

 Kush është Jakov Milatoviq, njeriu që do të jetë president i ri i Malit të Zi?
Lajme

Kush është Jakov Milatoviq, njeriu që do të jetë president i ri i Malit të Zi?

3 April 2023 0 Comment 9 min read

AA

Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq, që ka fituar pjesën tjetër, përkatësisht 40 për qind të votave.

Rezultatet preliminare kanë dalë të dielën në mbrëmje pasi atë ditë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku sipas mediave vendase, të drejtë vote patën 542.154 qytetarë.

Ndërkohë është bërë e ditur se deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt për herë të parë që nga viti 1997, kur Momir Bulatoviq ishte kundërshtar i Gjukanoviqit.

Kështu, Jakov Milatoviq pritet të jetë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi.

Por kush është Jakov Milatoviq?

Jakov Milatoviq u lind në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986. Ishte po ai vit që Milo Gjukanoviqi iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë së Jugosllavisë, që më pas i shërbeu si trampolinë për postin e presidentit dhe kryeministrit në periudhën postkomuniste dhe pas pavarësisë së Malit të Zi.

Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Milatoviqi kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford.

Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë.

Më pas, në zgjedhjet e vitit 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse dhe grupime të tjera, zgjedhje këto që çuan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë, për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve shumëpartiake në vitin 1990.

Pothuajse një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë dhe rreth dy e treta adhurojnë krahun lokal të Kishës Ortodokse Serbe.

Tensionet me Beogradin janë ulur gjerësisht që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia më 2006, por çështjet lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe kulturën e përbashkët janë ende pika të nxehta të debatit.

Milatoviqi la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe ishte një prej “12 dishepujve” – ashtu siç i kishte quajtur Krivokapiq – në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe.

Negociatat për koalicionin qeverisës u mbajtën në Manastirin Ostrog, për të vënë në pah kredencialet pro-serbe dhe pro-kishës të Qeverisë së formuar.

Në Qeveri, Milatoviqi shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Milojko Spanjiq.

Që të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve.

Spajiqi dhe Milatoviq ishin arkitektë të një skeme stimuluese dhe të reformave që pjesërisht rritën pagat, duke hequr kontributet nga skema e kujdesit shëndetësor në mes të pandemisë së koronavirusit.

E quajtur si “Evropa Tani”, plani tregoi rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale – nga 222 euro në 450 euro – dhe duke rritur pagën mesatare nga 530 euro në 670 euro.

Kritikët kanë thënë se këto veprime ranë ndesh me premtimin e Milatoviqit se Qeveria ishte e “përkushtuar për reforma strukturore” dhe këto vendime dëmtuan aspektin financiar të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e bënë shtetin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit.

Milatoviq për dështimin e reformave ia ka lënë fajin mungesës së vullnetin politik, që sipas tij ka penguar po ashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Por, nisma Evropa Tani u dha mbështetje të madhe popullore të dy nismëtarëve të saj.

Duke kritikuar ashpër epokën e Gjukanoviqit, Milatoviqi u mburr se “kjo është rritja e parë e rëndësishme e standardit të jetesës [në Mal të Zi] në 30 vjetët e fundit”.

Ai sugjeroi po ashtu se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare [mujore] prej 1.000 eurosh në një periudhë të shkurtër kohore”.

Qeveria “Krivokapiq” nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në shkurt të vitit 2022. Mocioni u ngrit pas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 nga një ministër malazez. Megjithatë, kjo Qeveri qëndroi në detyrë deri në prill të atij viti.

Në qershor të vitit 2022, Spajiqi si kryetar dhe Milatoviqi si zëvendës i tij, krijuan një parti të re politike, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me agjendë kundër korrupsionit, të quajtur Lëvizja Evropa Tani.

Në tetor të vitit 2022, me Milatoviqin që udhëhiqte listën e partisë së tij, Evropa Tani në Podgoricë – qytet ku jeton një e treta e banorëve të Malit të Zi – fitoi 21 për qind të votave, duke premtuar se do të modernizojë fuqinë punëtore dhe do të sjellë prosperitet ekonomik.

Spajiqi, që është serb, njoftoi për planet e tij për të sfiduar Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, por pjesëmarrja e tij në garën presidenciale u pengua për shkak se adresa e tij zyrtare e banimit për një kohë të gjatë ka qenë në Serbi dhe për shkak të dyshimeve se ka shtetësi të dyfishtë.

Por, Milatoviqi shpejt zuri vendin e tij dhe garoi në zgjedhje.

Si kandidat, ai ka përdorur përvojën e tij në ekonomi dhe ka mbështetur rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, që është ngadalësuar për shkak të dështimit të reformave dhe lodhjes nga procesi i zgjerimit nga anëtarët e bllokut.

Ai, po ashtu, në vazhdimësi ka kërkuar të ketë raporte të ngushta me Serbinë.

Kundërkandidati i tij, Millo Gjukanoviq, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi, ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus. Ai ka këmbëngulur se kjo betejë nuk ka përfunduar pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO shkaku i politikave të supozuara ekspansioniste të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak. /Rel

Share This:

Tags: Jakov Milatovic MAli i Zi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

LSHK-së dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërise,

9 May 2025
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
Lajme

Super spektakli vazhdon në Prizren

9 May 2025
Futboll

FFK shpërndan Licencat C për trajnere 

9 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Ka vrarë 10 persona në katër lokacione,

1 January 2025

Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Llazar Shqepanoviq, ka konfirmuar se dhjetë persona

Lajme

Tërmet në Mal të Zi

2 April 2024

Një tërmet u regjistrua në Malin e Zi. Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 të

Lajme

Mali i Zi, kritika ndaj votimit të

28 March 2024

Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.