Kurti në kombajnë, hap fushatën e korrje-shirjeve në Lipjan
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci kanë hapur zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunë e Lipjanit.
Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.