Thursday 29 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit të programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit

Haziri: Vota për Aktin e Luginës së Preshevës në Komitetin e Dhomës për Punët e

SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë organizoi takim motivues të nxënësve me emra të shquar

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare

Gjilan: Dyshohet për trafikim dhe mbajtje me dhunë të viktimës

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’ishin personale

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9

 Kurti i reagon Vuçiqit: Pa nënshkrim s’mund të ketë marrëveshje
Lajme

Kurti i reagon Vuçiqit: Pa nënshkrim s’mund të ketë marrëveshje

17 March 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të takimit në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e këtij të fundit se nuk do të nënshkruaj kurrfarë marrëveshje.

Ai ka thënë se pa nënshkrim nuk mund të ketë marrëveshje, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e tij se në Ohër palët duhet të shprehin shpresën dhe optimizmin për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, takimi i së shtunës duhet të merret me më shumë seriozitet.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori nënshkrimi i një marrëveshje në Ohër. Kjo nuk është qasje konstruktive dhe njëkohësisht nuk mendoj se kjo dëshmon përkushtim. Ne kemi nevojë që ta shprehim shpresën dhe optimizmin tonë për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, po zhvillojmë takime të nivelit të lartë, po ndërmjetëson BE-ja, që është projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore, andaj do duhej të merrej me shumë më tepër seriozitet takimi i nesërm”.

“Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, mirëpo edhe nuk mund të them që pa nënshkrim do të mund të quhet marrëveshje me gjithë mend. Andaj unë po e ritheksoj se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe që shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por që natyrisht këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”, ka deklaruar Kurti në emisionin “360 Gradë” në Alsat.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, kjo çështje duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialog, përfshirë edhe takimin në Ohër.

Megjithatë, Kurti ka përkujtuar se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gjithsejtë që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja…”.

“Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e asociacionit nëse është e veçantë, është e veçantë në kuptimin që nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Marrëveshja më e dashur e tyre për të cilën insistojnë dhe trumbetojnë gjithandej, në njërën anë nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese në Kosovë si test dhe në anën tjetër është shkelur prej vet atyre. Por unë besoj se të gjitha këto gjëra duhet t’i diskutojmë me durim, me përqendrim dhe gjithashtu me vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje në dialogun në vijim, përfshirë sidomos takimin e nesërm në Ohër”, është shprehur kryeministri.

Share This:

Tags: Kurti Ohrid
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit

28 January 2026
Ciceroni

Haziri: Vota për Aktin e Luginës së

28 January 2026
Ciceroni

SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë organizoi

28 January 2026
Ciceroni

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin

28 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti në Shtëpinë e ShBA-ve në Davos:

20 January 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit

Lajme

Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të

20 January 2026

Agjenda e ditës së sotme në Davos nisi në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara

Lajme

Kurti thotë se qeverinë do ta bëjë

4 January 2026

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaron se formimi i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.