Kurti fton opozitën në tryezë: Synon mbi 85 vota për zgjedhjen e presidentit
Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka paralajmëruar ftesa për takime me krerët e partive opozitare, në funksion të arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti theksoi se synimi është sigurimi i një numri sa më të madh të deputetëve në seancën vendimtare.
“Do të bëj ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare, në mënyrë që të shohim rrugët për të arritur numrin e nevojshëm të votave”, deklaroi ai.
Sipas tij, prania e vetëm 80 apo 81 deputetëve nuk është e mjaftueshme për një proces të sigurt.
“Duhet të jemi rreth 85 deri në 86 deputetë që të jemi të sigurt për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se konsultimet dhe takimet do të zhvillohen në ditët në vijim, ndërsa detajet rreth ofertave apo kërkesave eventuale do të bëhen të ditura pas zhvillimit të tyre.
