Thursday 19 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Parashikimi i motit për të enjten, 19.03.2026

KV Drita (Femrat) shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elife Sherifi

SC Gjilani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Elife Sherifi, zyrtare e FC Drita

Telegram ngushëllimi nga Federata e Futbollit e Kosovës për ndarjen nga jeta të gazetares Elife

QKMF në Viti dhe SHMLM”Kongresi i Manastirit” në Pozharan me aktivitete të përbashkëta për shënimin

Telegram ngushëllimi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për gazetaren Elife Sherifi

Gjilan: Mbahet mbledhje komemorative për Elif Sherifin

Drita rikthehet te fitoret, mposht Dukagjinin dhe vazhdon garën për titull

Lirohet Arianit Sllamniku, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

 Kurti bisedon me Cholletin para takimit të Ohrit: Jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme
Lajme

Kurti bisedon me Cholletin para takimit të Ohrit: Jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme

17 March 2023 0 Comment 3 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Ohri ku të shtunën do të ketë një ditë të gjatë me takime, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se me Cholletin ka biseduar për rëndësinë e këtij takimi për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik si dhe sigurinë.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit gjatë kësaj telefonate ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që takimi në Ohër të përfundojë me sukses.

“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti.

Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian më 27 shkurt dhe të shtunën, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të diskutojnë për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Propozimi evropian shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. 

Share This:

Tags: Cholet Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni, priti ambasadorin e

19 March 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 19.03.2026

19 March 2026
Futboll

KV Drita (Femrat) shpreh ngushëllime për ndarjen

18 March 2026
Futboll

SC Gjilani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga

18 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga

14 March 2026

Pas takimit që pati sot në mëngjes me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,

Lajme

Kurti emëron gazetarin Arton Konushevci zëvendësministër të

6 March 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar gazetarin Arton Konushevci në pozitën

Lajme

Kryeministri Kurti kujton 28-vjetorin e Epopesë së

5 March 2026

Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, foli sot në seancën solemne të Kuvendit për 28-vjetorin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.