Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

 Kthehet Liga e Kampionëve: A do të mundet ndokush ta rrëzojë Manchester Cityn – rivalët kryesorë Bayern, Real dhe PSG  
Champions League Futboll Sport

Kthehet Liga e Kampionëve: A do të mundet ndokush ta rrëzojë Manchester Cityn – rivalët kryesorë Bayern, Real dhe PSG  

19 September 2023 0 Comment 14 min read

AA

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve të UEFA-s fillon të martën, me ekipe si Real Madrid, Bayern Munich dhe PSG të etur për të rrëzuar dominimin që kishte Manchester City viti i kaluar.

Kompeticioni i këtij viti do të jetë hera e fundit që Liga e Kampionëve do të luhet në formatin që kemi njohur dhe dashur prej 20 vitesh. Pas edicionit që fillon të martën, UEFA do të nis një sistem të ri të formatit të kampionatit më të njohur në botë.

Në vend të 32, do të jenë 36 skuadra dhe do të garojnë për herë të parë në një grup.

Favoritët absolut: Manchester City

Të gjithë pjesëmarrësit kanë një synim të madh në mendje: të marrin pjesë në finalen në stadiumin Wembley të Londrës më 1 qershor 2024. Manchester City është kampioni në fuqi dhe favoriti për titull edhe në sezonin e ri.

Qytetarët janë forcuar edhe më tej në verë. Ndërsa lojtarët me përvojë si Riyad Mahrez dhe Ilkay Gündogan u larguan nga klubi, lojtarët të ri si Matheus Nunes ose Jeremy Doku tani pritet të kalojnë në qendër të vëmendjes.

Sigurisht, shumë sy janë sërish te Erling Haaland, i cili ishte golashënuesi më i mirë i vitit të kaluar me gjithsej 12 gola. Deri në pushimin e dimrit, ai do të duhet të bëjë pa shokun e tij kryesor Kevin de Bruyne. Mesfushori belg po vuan nga një lëndim në kofshë.

Man City është hedhur në një grup të favorshëm dhe do të përballet me Young Boys, RB Leipzig dhe Cerven Zvezdan në Grupin G.

Leipzig është padyshim sfiduesi më i madh i kampionëve anglez – megjithëse Red Bulls nuk kanë kujtime të mira nga skuadra e Pep Guardiolës . Në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të marsit të kaluar, ata pësuan një humbje prej 7-0. Haaland shënoi pesë gola atëherë.

Shumë ndryshime në PSG

Pretendentë të tjerë premtues për titull janë PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich. Të tri skuadrat kishin probleme të ndryshme vitin e kaluar, por janë gjithmonë të afta për paraqitje dominuese.

PSG pësoi një përmbysje të madhe – pasojë e drejtpërdrejtë e largimit të hershëm nga gara në sezonin e kaluar (raundi i 16-të kundër FC Bayern Munich). Trajneri i ri Luis Enrique duhet të përballet pa superyjet si Neymar dhe Lionel Messi. Kapiteni Kylian Mbappe ishte në prag të një transferimi te Real Madrid për një kohë të gjatë.

Enrique i cili fitoi Ligën e Kampionëve me FC Barcelona në 2014/15 – preferon një stil loje të fokusuar në zotërimin e topit. Në vend të Neymar dhe Messit, në fokus janë dy sulmuesit e shpejtë francezë Ousmane Dembele dhe Randal Kolo Muani. Parisienët kanë pasur një fillim zhgënjyes në ligë, së fundmi kanë pësuar një humbje 3-2 kundër Nice.

Francezët janë caktuar në një grup të vërtetë vdekjeje. Në Grupin F, ata përballen me Neëcastle, AC Milan dhe Borussia Dortmund – testi i parë i madh do të vijë kundër milionerëve gjerman të martën.

Yje të rinj te fituesi rekord Real Madridi

Vitin e kaluar, Real Madridit iu desh të shihte se si në kampionatin spanjoll rivali i tyre i përhershëm, Barcelona të fitonte titullin, ndërsa humbi pa ‘luftuar’ në gjysmëfinalet e Ligës së Kmapionëve kundër Manchester Cityt.

Carlo Ancelotti duhej të bënte një ndryshim të butë të skuadrës gjatë verës. Skuadra e nisi sezonin e ri pa Karim Benzeman, i cili u transferua në Arabinë Saudite. Marco Asensio gjithashtu u largua nga klubi për në Paris. Mesfushorët me eksperiencë Toni Kroos (33 vjeç) dhe Luka Modric (38) ranë dukshëm në nivelin e dytë, dhe pozita kryesore i është dhënë Jude Bellinghamit.

20-vjeçari anglez u ble për më shumë se 100 milionë euro nga Borussia Dortmund dhe merr rolin e sulmuesit në hije në sistemin e Ancelottit. Bellingham shënoi pesë gola në katër ndeshjet e para të ligës – numra mbresëlënës. Los Blancos e nisën sezonin e ri të La Ligës me pesë fitore në pesë ndeshje.

Grupi C nuk duhet të jetë problem për ta. Kampionët e Italisë, Napoli, pas largimit të Luciano Spalletti, vështirë se sjellin të njëjtin dominim në fushë si në sezonin e tyre të jashtëzakonshëm 2022/23.

Për hapjen e tyre, Reali pret të rinjtë e Ligës së Kampionëve nga Gjermania, Union Berlin, në stadiumin e tyre të mërkurën.

Ku qëndron Bayern Munich?

Bayern Munich ka përfunduar para-sezonin e parë nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe ka qenë i zënë në furinë e transferimeve të verës.

Harry Kane u bë blerja rekorde e Mynihut, Kim Min-jae erdhi nga Napoli, Konrad Laimer (RB Leipzig) dhe Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund),

Megjithatë, Bayernit iu desh të përballonte edhe shumë largime të dukshme. Asnjë zëvendësues i përshtatshëm për Benjamin Pavard nuk u ble, as numri gjashtë që Tuchel kishte kërkuar shpesh. Nënshkrimi me Palhinhan e Fulhamit dështoi në minutën e fundit.

Pas një përgatitjeje të përzier me shtatë gola të pësuar në pesë ndeshje, kampionët rekord gjermanë pranuan një humbje poshtëruese 3-0 ndaj RB Leipzig në Superkupën e DFL. Ata u shëruan shpejt nga kjo. Në Bundesligë, ata janë të barabartë në pikë me liderin Bayer Leverkusen pas tri fitoreve dhe një barazimit.

Grupi A me Manchester United , FC Kopenhagen dhe Galatasaray perceptohet përgjithësisht si një grup i lehtë në Gjermani.

Kjo pasi Man United ka treguar dobësi të dukshme në fillim të sezonit dhe është vetëm i 13-ti në Ligën Premier pas pesë ndeshjeve, por Djajtë e Kuq nuk duhen nënvlerësuar, sikurse as FC Copenhagen, skuadra që ka talente të shumta.

Galatasaray është gjithashtu një arrë e fortë. Kampionët e Turqisë përfshijnë emra të njohur si Lucas Torreira, Hakim Ziyech, Kerem Demirbay, Dries Mertens dhe Mauro Icardi. Turqit janë në ritëm të plotë, pasi kanë fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e tyre deri tani dhe kanë barazuar dy herë.

Të mërkurën Bayern Munich do të përballet me Manchester United në Allianz Arena.

Emra të tjerë të mëdhenj: Barça, Arsenal dhe Inter

Barcelonës i është dashur të provojë fatin e saj në Ligën e Evropës në secilin prej dy viteve të fundit, pasi në Ligën e Kampionëve e mbyllnin në vendin e tretë.

Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez e udhëhoqi klubin katalanas drejt titullit të La Ligës me një plan të qartë dhe strukturë të mirë. A është skuadra gati për të arritur yjet në ligën më të mirë të Evropës këtë vit?

Barça ka marrë kundërshtarë gjoja të lehtë dhe do të përballet me Royal Antwerp, FC Porto dhe Shakhtar Donetsk në Grupin H. Shakhtar gjithashtu do të luajë ndeshjet e tyre në grup në Volksparkstadion të Hamburgut për shkak të luftës në Ukrainë. Spanjollët e nisin aventurën e tyre të martën kundër Royal Antwerp.

Pas një mungese shtatëvjeçare, Topçinjtë më në fund kthehen në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Mikel Artetës u përforcua në pozicione kyçe të rëndësishme gjatë verës. Mbi të gjitha, nënshkrimi i Declan Rice u ka dhënë londinezëve një stabilitet shtesë në mesfushë.

Ata kanë bërë një tjetër fillim premtues në Ligën Premier dhe janë të pamposhtur në pesë ndeshje. Të mërkurën Arsenali do të presë PSV Eindhoven. Kundërshtarët e tjerë në Grupin B janë nënkampioni franceze Lens dhe fituesja në fuqi e Ligës së Evropës, Sevilla.

Interi, finalisti i vitit të kaluar, është padyshim mes rrethit të zgjeruar të favoritëve. Nerazzurët do të përballen me kundërshtarë interesantë: kampionin austriak RB Salzburg, Benfican, e cila ka rifituar forcën nën drejtimin e Roger Schmidt, dhe klubin tradicional bask Real Sociedad.

Nerazzurrët konfirmuan formën e tyre të fortë nga viti i kaluar në fillim të sezonit dhe tani konsiderohen si kandidatët e parë për titull në Serien A italiane. Ata e nisën sezonin e ri me katër fitore dhe një gola diferencë 13:1, ndërsa së fundmi ata fituan derbin e qytetit në mënyrë mbresëlënëse me rezultat 5-1.

Ata nuk e kanë pasur problem të zëvendësojnë largimet e Andre Onana, Milan Skriniar, Marcelo Brozovic, Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku. Interi udhëton në San Sebastian për ndeshjen e tyre hapëse të mërkurën. Burimi i lajmit: /Telegrafi/

Share This:

Tags: Champions league 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.