
Kthehen “The Rolling Stones”, album i ri dhe turne evropian në horizont
Legjenda britanike e muzikës rock, “The Rolling Stones”, është “pothuajse gati të shpërtheje” me albumin e tyre të ri, sipas Marlon Richards, djalit të Keith Richards, sipas “Euronews”.

Pas publikimit të “Hackney Diamonds” në vitin 2023, albumi i 24-të i studios dhe i pari me këngë të reja që prej “A Bigger Bang” në 2005, grupi duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Albumi, që përmbante edhe regjistrimet e fundit të bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në 2021, u ngjit menjëherë në krye të top-listave britanike dhe këtë vit fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mire të muzikës rock.
Në një intervistë për “Record Collector”, Marlon Richards tha se anëtarët e mbetur të ” the Rrolling Stones” ende po punojnë në studio në Londër.
“Janë aty çdo ditë, punojnë deri natën vonë. Mendoj se janë pothuajse gati. Grammy i fundit i ka motivuar shumë”, tha Richards
“Zërat për një turne europian janë gjithnjë e më të mëdha”, shtoi Richards. “Mendoj se po planifikojnë një turne në Europë”.
Ky do të ishte një lajm i madh për fansat, pasi turneu i mundshëm i këtij viti u anulua për shkak të problemeve me datat dhe vendet e koncerteve. Në diskutim ishin qytete si Parisi, Londra, Barcelona dhe Roma.
Mick Jagger, 82 vjeç, Keith Richards, 81 vjeç dhe Ronnie Wood, 78 vjeç, duket se vazhdojnë të sfidojnë kohën dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, 2026 mund të sjellë rikthimin e tyre madhështor në skenat europiane.
Shtrohet pyetja; a do të arrijnë fansat këtë herë të “marrin atë që duan”?! Burimi /KultPlus.com

