Kryetari Hyseni: Stacioni i Autobusëve po bëhet
Objekti i vjetër i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, tashmë është rrënuar. Në vend të tij do të ndërtohet godina e re.
Me objektin e ri udhëtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, do të kenë kushte e shërbime adekuate.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: Stacioni i Autobusëve po bëhet dhe kjo do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetarin e Gjilanit.
I pari i komunës, tregoi se tanimë objekti i vjetër është rrënuar dhe do të ndërtohet i riu.
“Objekti i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, kapë vlerën e investimeve rreth 1 milion euro. Ky projekt do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për udhëtarët dhe transportuesit vendës e të huaj”, tha Hyseni.