
Kryetari Hyseni priti kryesinë e FC Drita, trajnerët dhe futbollistët kampionë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim kryesinë e FC Drita, trajnerët dhe futbollistët kampionë.

Ai ka falënderuar dhe uruar për titullin dhe për përfaqësimin dinjitoz të Gjilanit në futbollin vendës.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunë kryesinë e FC Drita, trajnerët dhe futbollistët kampionë – për t’i uruar për titullin dhe për t’i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Gjilanit në futbollin vendor”, tha Alban Hyseni.


I pari i Gjilanit, theksoi se janë krenar për punën, disiplinën dhe shpirtin garues që e bëjnë Gjilanin të festojë si qytet i kampionëve.
“Si Komunë, kemi qëndruar pranë klubit në çdo hap dhe e kemi përkrahur vazhdimisht drejt këtij suksesi të merituar”, tha Alban Hyseni.



Kryetari shtoi se me fillimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit, kampionët tanë do të kenë më në fund shtëpinë e tyre të re për zhvillimin e lojërave – një hap i madh për sportin gjilanas dhe për të gjithë tifozët tanë.
“Faleminderit, kampionë”, tha kryetari Hyseni.

