Saturday 4 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën, 04.10.2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet

Arbr Ismajli – Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra

LVV Gjilan, prezanton aktivitetet ditore – takimet me banorët e fshatarve Bresalc, Verbicë, Ponesh, Gadish,

Telegram ngushëllimi nga PDK dega Gjilan, me rastin e vdekjes së Pajazit Zymberit nga Uglari

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe 28 aksidente të hetuara në një javë

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë – diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Delegacioni i PH Zug vizitoi shkollat fillore në Gjilan ku u njohën me praktikat mësimore

Kuvendi jofunksional, njohësit paralajmërojnë pasoja serioze

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

 Kryetari Hyseni prezanton para qytetarëve raportin 6-mujor të punës
Lajme

Kryetari Hyseni prezanton para qytetarëve raportin 6-mujor të punës

17 July 2023 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 17 korrik 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar para qytetarëve raportin 6-mujor të punës për vitin 2023.

Kryetari Hyseni theksoi se një punë e madhe është bërë edhe në sektorin e arsimit, duke përmendur renovimin e shkollave, blerjes së inventarit, laboratorëve e investimet në efiçiencë të energjisë në shkollat “Rexhep Elmazi”, “Mehmet Isai”, “Abdullah Tahiri”, “Musa Zajmi”, “Marin Barleti”, “Nazmi Hoxha” e “Abaz Ajeti”.

“Në këtë periudhë është përuruar çerdhja në Zhegër, ndërkaq çerdhja në lagjen Arbëria është në përfundim e sipër dhe kap vlerën e mbi 800 mijë euro, derisa jemi duke e ndërtuar edhe çerdhen tjetër në lagjen Qarku 1, e cila kap shifrën e afro 700 mijë euro. Në përfundim e sipër është edhe çerdhja në fshatin Dobërçan. Jemi duke e bërë një analizë edhe për mundësinë e ndërtimit të dy çerdheve tjera modulare, në zonat rurale”, tha kryetari Hyseni.

Ai ka theksuar punën në projektin e rëndësishëm të ndërtimit të parkut “Banja” i cili ka 2 hektarë hapësirë dhe po bëhet në vlerë prej 250 mijë euro, derisa ka nënvizuar edhe investimet tjera në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve dhe ndriçimit publik.

“Nga 11 milionë euro borxhe të trashëguara vetëm për shpronësime dhe 12 milionë në total për borxhet reale, për një vit e gjysmë kanë mbetur vetëm edhe 3 milionë e 787 mijë euro borxhe për t’u paguar. Në vitin e ardhshëm do ta mbyllim gjithë obligimin financiar të trashëguar”, tha kryetari i Gjilanit.

Ndërkohë, janë 18 projekte që parashihen si investime kapitale, ku të ndara janë rreth 7 milionë euro si bashkëfinancim me institucionet tjera. Dy projektet më të mëdha që presin të realizohen janë, Kult Qendra në lagjen Dardania dhe rruga “Hamdi Kurteshi”. Janë duke vazhduar ndërtimi i kanalizimit në Livoç të Epërm, Livoç i Ulët, Kodra e Thatë dhe Lagjja VIII, ku 15 mijë banorë do të kyçen në rrjet.

“Me kërkesë të qeverisë, kemi përgatitur tri projekte për aplikim në konferencën e donatorëve ne Bruksel, që janë Zona Ekonomike e cila kap vlerën e 24 milionë eurove me ndërtim të objekteve për biznese dhe 12 milionë euro vetëm për ndërtimin e infrastrukturës, Efiçienca e energjisë së ndriçimit publik në vlerë prej 2 milionë euro dhe penda e Livoçit, një projekt i trashëguar në vlerë prej 7 milionë euro”, ka shtuar kreu i Komunës së Gjilanit.

Ai ka nënvizuar përkrahjen nëpërmjet start-up që u ka bërë të rinjve dhe grave në biznes e ndërmarrësi, ndërkaq pohoi se buxheti për subvencionimin sportit, kulturës dhe rinisë për vitin 2023 është rreth 200 mijë euro apo 43 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Për më tepër, kryetari Hyseni ka bërë të ditur se Komuna tashmë ka aprovuar edhe planin e banimit 2023-2025, të cilin e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për planifikim afatgjatë, qoftë për planifikim social apo forma të tjera.

“55 familje me gjendje të rëndë është numri total të cilat ua kemi subvencionuar qiratë, 23 prej të cilave janë nëna vetushqyese”, u shprehur ai, derisa theksoi se kanë përmbushur edhe zotimin për ndarjen e shumës prej nga 100 euro për lehonat.

“Për këtë vit kemi ndarë edhe si formë të subvencionimit të pagave në vlerë prej 300 euro për 12 muaj për punësim të 20 personave me aftësi të kufizuar, ndërsa edhe për pesë personat tjerë të cilët kanë aplikuar do të bëjmë përpjekje të ofrojmë përkrahje”, tha kreu i Komunës.

Përveç tjerash, kryetari Hyseni ka bërë të ditur se këtë vit buxheti për subvencionimin e fermerëve është rritur për 88 për qind, në vlerë prej 880 mijë eurove.

——————————————————-

Raporti 6-mujor 2023 është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në faqen zyrtare të Komunës, të cilin të plotë mund ta gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/komunaegjilanit/videos/1566375270558696

Share This:

Tags: Gjilan Prezantimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 04.10.2025

4 October 2025
Lajme

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan,

3 October 2025
Lajme

Arbr Ismajli – Qytetarët e Gjilanit janë

3 October 2025
Lajme

LVV Gjilan, prezanton aktivitetet ditore – takimet

3 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Ka ndërruar jetë në Gjilan veterani i

29 September 2025

Ka ndërruar jetē në Gjilan, në moshên 72-vjeçare, veterani i arsimit e veprimtari Sabit

Lajme

Raportohet se është aksidentuar eskorta e Dimal

27 September 2025

Një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile janë përfshirë në një aksident

Lajme

Alban Hyseni: Mbështetje direkte për bujqit me

26 September 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se bujqësia është një tjetër shtyllë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.