Kryetari Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen
Gratë dhe vajzat, janë mbështetur nga Komuna e Gjilanit në forma të ndryshme, mbështetje kjo e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe më shumë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se gratë dhe vajzat e Gjilanit do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen.
Ai premton se për të mbijetuarat e dhunës në familje do të ndërtojnë strehimoren e re. Do të subvencionojnë paga për gratë që kanë nevojë për punësim. Do të ofrojnë edhe mundësi bursash studimore për gratë dhe vajzat studente.
“Në të ardhmen, do të vazhdojmë të angazhohemi për barazi, dinjitet dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni.
