
Kryetari Hyseni: Gjilani me 8 parqe të reja – në proces edhe 4 të tjera
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka folur në lidhje me hapësirat e gjelbra dhe rekreative të krijuara përgjatë mandatit të tij.

Në një komunikatë për media, Hyseni tha se deri më tani janë ndërtuar 8 parqe të reja, dhe 4 të tjera janë në proces të bëhen
“Aktualisht janë në tenderim edhe 4 projekte të reja për parqe, që do ta çojnë numrin në 12 parqe të reja për Gjilanin, më shumë se kurrë më parë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se do të vazhdojnë me edhe më shumë hapësira të gjelbra, për një Gjilan më të bukur dhe më të gjallë.
