Kryetari Haliti uron qytetarët në Ditën e Kushtetutës
Në prag të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës sonë, dëshiroj të ju përcjelli urimet e mija më të përzemërta për shtetin tonë për të cilën kemi punuar dhe sakrifikuar shumë.
Me 9 prill 2008, Kushtetuta i dha një bazë të fortë Republikës së Kosovës, që demokracinë i njeh si vlera themelore të njerëzimit.
Andaj në emër të Institucioneve të Komunës së Vitisë, gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe mbarë popullit të Kosovës, gëzuar Dita e Kushtetutës!
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë