Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e SH.F.D në Viti, Xhevgjet Ademi
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takimin kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, Xhevgjet Ademi.
Me këtë rast është biseduar për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë shoqatë.
Ndërkaq z. Ademi tha se në shenjë mirënjohje dhe falënderimi ndaj kryetarit Haliti për përkrahjen e vazhdueshme të kësaj shoqate ai sot i dorëzoi kryetarit Haliti dy dhurata, ku të paraqitura janë dëshmorët e kombit nga Vitia.

