Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

Trazirat në protestat studentëve, Policia e Shtetit nxjerr urdhër urgjent për efektivët

 Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves
Lajme

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

6 February 2025 0 Comment 3 min read

AA

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, kryetari Haliti dhe ambasadori Hargreaves diskutuan për projektet dhe planet zhvillimore ekonomike, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve vitias dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

Gjithashtu, ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast, kryetari Haliti falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si aleat i ngushtë të Kosovës në të gjitha proceset shtet formuese. Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në anën tjetër, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves u shpreh i kënaqur për mikpritjen që iu bë në Viti, duke potencuar se ambasada britanike ka një lidhje speciale me këtë komunë. Ai vlerësoi përpjekjet e komunës së Vitisë në zhvillimin e infrastrukturës, mbështetjen për bizneset vendore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. “Është gjithmonë kënaqësi të takoj njerëz që merren me aktivitete të ndryshme dhe biznese. Jam i impresionuar me kontaktet dhe bashkëpunimin që keni me vende dhe institucione të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar” , u shpreh ambasadori Hargreaves. Ai po ashtu theksoi se është i sigurt që miqësia në mes tyre do të vazhdojë të forcohet edhe më tej. Gjatë takimit, kryetari Haliti e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë, duke përfshirë bashkëjetesën ndëretnike, mundësitë për investime, partneritetet komunale dhe ndërkombëtare, si dhe projektet e ardhshme që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pas këtij takimi kryetari Haliti dhe ambasadori Hargreaves zhvilluan një takim me afaristë dhe fermerë vitias. Ambasadori u interesua për aktivitetet e tyre, përparësitë që ofron tregu lokal dhe sfidat me të cilat përballen bizneset dhe bujqësia në këtë komunë. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e sektorit privat. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i a bëri ambasadorit britanik në një dhuratë simbolike. Ata më pas vizituan edhe memorialin e gazetarit të vrarë britanik Krem Lawton ku vendosën edhe kurore lulesh si dhe pemën në qytetin e Vitisë që ju kushtohet mbretëreshës Elizabeth II

Share This:

Tags: Sokol HAliti Vitia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare

26 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare

26 October 2026

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt në të

Lajme

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e

26 October 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale

Lajme

Kryetari Haliti priti zv.drejtorin e KEDS-it, Avni

1 October 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim zv.drejtorin e përgjithshëm

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.