Kryetari Haliti pret në takim komandantin e ri të stacionit policor në Viti
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në zyrë komandantin e ri të Stacionit Policor në Viti, Ruzhdi Abdullahu, i cili së fundi ka marrë detyrën në fund të muajit tetor.
Takimi u zhvillua me rastin e urimit për rizgjedhjen e kryetarit Haliti.


Gjatë bisedës, kryetari Haliti e njoftoi komandantin Abdullahu për zhvillimet e përgjithshme në komunë dhe projektet që po realizohen.


Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet komunës dhe stacionit policor, bashkëpunim që do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në shërbim të sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

