Kryeministri Kurti viziton Gjilanin, shpalos punën e tij qeverisëse
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të qëndrojë në Gjilan ku është parapa një tubim në ambientet e Shkollës së Muzikës.
Sipas njoftimit nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, në tubim janë ftar qytetarët, para të cilëve kryeministri Kurti do të shpalos punën e qeverisjes së tij për periudhën 2021-2025.
Njoftimi
“Të dashur banorë të Komunës së Gjilanit, Nën moton “QEVERIA PËR TË GJITHË – Nga Zotimet Tek Progresi 2021-2025”, ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin me Kryeministrin Albin Kurti, i cili do të mbahet në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Data: E marte, 7 Janar
Ora: 17:00
Vendi: Salla Koncertale e Shkollës së Muzikës, Gjilan