Tuesday 16 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Promovohet turizmi kulturor në Viti përmes shtegut të Nënës Terezë

Detaje të reja për rastin në Ferizaj: 51 vjeçari e vrau me katër plumba kushëririn

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Komuna e Vitisë shpërndan mekanizma bujqësor për 76 fermerë përfitues

Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar një takim me koordinatorët e Shoqatës

Katër logopedë të rinj nisin punën në shkollat e Gjilanit

Trajnimi falas për 1392 mësimdhënës në Gjilan drejt përfundimit

Në Nju York do të emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve, Nagavci numëron kushtet në konvikte

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

 Krimet Ekonomike u interesuan edhe për kontratën e FFK-së me zyrën e avokatisë së Taulant Hodajt
Lajme Sport

Krimet Ekonomike u interesuan edhe për kontratën e FFK-së me zyrën e avokatisë së Taulant Hodajt

22 March 2023 0 Comment 5 min read

AA

Pas ndaljes së Agim Ademit për 48 orë në mbajtje, Prokuroria Themelore në Prishtinë tregoi se në lidhje me çka po hetohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili para se të ndalet, për disa orë është intervistuar nga Policia.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Ndërkohë, Gazeta Express ka mësuar se kontrata që Agim Ademi, si përfaqësues i FFK-së, e ka nënshkruar me Taulant Hodajn, si përfaqësues të zyrës së avokatisë, “Hodaj & Partners”, ka qenë një objekt interesimi i Krimeve Ekonomike, por nuk ka informata nëse kanë vazhduar hetimet.

Taulant Hodaj njëherësh që nga viti 2021 e kryen funksionin e ushtruesit të detyrës së sekretarit gjeneral të FFK-së.

Është konfirmuar se më datë 20. 12. 2022 Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion kishte bërë kërkesë në Odën e Avokatëve të Kosovës për informim nëse Taulant Hodaj ka të drejtë si avokat ta kryej njëkohësisht funksionin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të FFK-së dhe funksionin e avokatit të FFK-së.

LEXO EDHE: Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në shëndetësi

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në shëndetësi

Kjo njësi e Policisë së Kosovës, sipas dëshmive të siguruara, ka vërejtur se me datën 23. 08. 2021 avokat Taulant Hodaj me vendim të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, e të nënshkruar nga Agim Ademi, është emëruar ushtrues i detyrës së sekretarit të FFK-së.

Ndërsa, me datë 01. 09. 2021 FFK ka lidhur marrëveshje për shërbime juridike dhe detyrave të zyrës së sekretarit të FFK-së me zyrën e avokatisë “Hodaj & Partners”. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, dhe Taulant Hodaj, në këtë rast si aksionar i kësaj zyre të avokatisë.

Duhet kujtuar se vetëm gjatë vitit 2021, FFK-ja ka paguar 42 mijë euro në “Hodaj & e Partners” për shërbime ligjore, sipas një raporti të auditimit të vitit 2021.

Ndërkohë, një grup “opozitar” i kryesisë së FFK-së në vazhdimësi kanë tërhequr vërejtjen se Taulant Hodaj po e kryen paligjshëm detyrën e sekretarit gjeneral të FFK-së, duke qenë avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe aksionar në zyrën e avokatisë “Hodaj & Partners”.

Po ashtu, Taulant Hodaj ka zënë vend edhe në procesin e ri-licencimit të FFK-së nga Komisioni i Ministrisë së Sportit, i cili ende nuk e ka licencuar FFK-në shkaku i një varg kriteresh të pa përmbushura, sipas këtij komisioni ministror.

Njëri nga kushtet e pa përmbushura ka pasur të bëjë me pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, të cilën avokati Hodaj e mbante si ushtrues detyre. Komisioni i kërkoi FFK-së që ajo ta ketë një Sekretar të përhershëm siç e kërkon Statuti i Federatës me mandat katërvjeçar, të propozuar nga kryetari dhe të votuar nga Komiteti Ekzekutiv.

Share This:

Tags: Agim Ademi FFK Taulant Hodaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Promovohet turizmi kulturor në Viti përmes shtegut

16 September 2025
Sport

Nga Gjilani në Mesdhe – Betim Maliqi

16 September 2025
Kulturë

Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen

16 September 2025
Lajme

Detaje të reja për rastin në Ferizaj:

16 September 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle

9 September 2025

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paraqitur notë proteste ndaj UEFA-s dhe Federatës

Futboll Sport

Ademi: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit

4 September 2025

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka lartësuar Leon Avdullahun,

Futboll Sport

Llapi pret Dritën në ndeshjen e fundit

1 September 2025

Llapi dhe Drita do ta zhvillojnë duelin e fundit të xhiros së tretë në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.