Saturday 24 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal e ndjek nga pas

Parashikimi i motit për të shtunën, 24 tetor 2026

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, shpall zgjedhjet e brendshme

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Ceremonia e betimit: Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

A E KA SHKRUAR KËTË TEKST CHATGPT? QË TANI E TUTJE NJË “GJURMË E FSHUHTË”

Parashikimi i motit për të premten, 23 tetor 2026

 Kolonia “Rrënjët e Lirisë” në Londër mbledh emrat e shquar të artit shqiptar – pjesë

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS NË GJILAN – 24 TETOR

UKZ mori pjesë në META Career University Fairs 2026 në Shkup

 KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime, dhjetë komuna në rinumërim të plotë
Lajme

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime, dhjetë komuna në rinumërim të plotë

13 January 2026 0 Comment 4 min read

AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që 914 vendvotime të shkojnë në rinumërim, pas gjetjeve nga procesi i verifikimit të votave të kandidatëve.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u prezantua raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas raportit, më 10 janar 2026 Sekretariati i KQZ-së ka shqyrtuar videoincizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku janë evidentuar raste të mospërputhjes së votave për kandidatë. Pas këtyre gjetjeve, Sekretariati ka kryer verifikim të brendshëm të fletëvotimeve në 2 për qind të vendvotimeve, përkatësisht në 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më 12 janar 2026 janë verifikuar 33 vendvotime, ku është konstatuar se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputhen me numrin e votave të evidentuara në fletëvotime.

Duke u bazuar në këto gjetje, KQZ ka vendosur që të rinumërohen gjithsej 914 vendvotime në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se në rast se pas rinumërimit vërtetohen manipulime eventuale me votat e kandidatëve, Komisioni do t’i procedojë rastet në organet kompetente ndaj anëtarëve të ekipeve të numërimit.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.

Share This:

Tags: KQZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

24 October 2026
Arte tjera

U përurua libri “Të besosh në mrekulli”

24 October 2026
Lajme

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal

24 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 24

24 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për

8 June 2026

Në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka filluar publikimi i rezultateve të kadidatëve

Lajme

Në këtë link mund ta gjeni qendrën

7 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se

Lajme

KQZ intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7

1 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.