
Kosova heq tarifën doganore prej 10% për produktet nga SHBA
Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.
“Vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganare me SHBA-të. Tani e tuje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj… Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, heqja e tarifës doganore vjen disa muaj pas propozimit që kishte bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
