Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

 Kosova dhe kultura shqiptare në labirinthin e diktaturës serbe Brenda gjysmë shekulli
Kulturë Letërsi

Kosova dhe kultura shqiptare në labirinthin e diktaturës serbe Brenda gjysmë shekulli

7 December 2023 0 Comment 9 min read

AA

Bota njerëzore dhe kultura i kanë lidhjet e gjata nëpër  shekuj, ato kanë krijuar e ruajtur trashëgimi të etnicitetit të tyre, të cilat kanë marrë e kanë dhënë vlera të papërsërishtme në mes tyre. Pastaj përmes faktorizimit mbisundues,  dhunës e deformimeve me ndikime të pushtimeve edhe kultura ka ngecur apo në shumë raste ajo edhe është zhdukur.

Shkruan: Nexhat Rexha

Po këtë fat e ka përjetuar edhe kultura shqiptare në të gjitha trevat e saja. Në këtë realitet të kohëve e sundimeve, Esat Kamberi në librin e tij” Etnokulturocidi në Kosovë”, ka shkruar fakte reale në destinim të faktorizimit ndërkombëtar, në ndriçim të kulturës shqiptare në Kosovë në periudhën  1945-1995. Periudhë kjo e rëndësishme në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore. Autori librin ia ofron si dokumentaritet  skenës politike të fillimit të viteve të 1990-ta ,duke iu drejtuar  Dr.Ibrahim Rugovës në ato vite.

Materialet  e shtjelluara në këtë libër janë shumë të rëndësishme, për kohën kur u shkruan, ato mbeten vlera të rëndësishme shkrimore, historike, e dokumentare edhe për të gjitha kohët. Në pesë kapitujt i librit, autori ka shkruar në mënyrë kronologjike për zhvillimet e  kulturës shqiptare në Kosovë  për këtë periudhë  50 vjeçare.

Themelimi i institucioneve  në këtë periudhë i dha zhvillim e emancipimit kulturor e kombëtar njeriut të atyre viteve. Autori i librit ishte përjetues dhe  bartës i një pjese të këtyre proceseve në ngritjen  e vlerave  kulturore shqiptare në Kosovë, duke qenë njohës  i thellë i këtyre proceseve e zhvillimeve shoqërore, ai me saktësi ka paraqitur këto procese të atyre viteve. Organizimi institucional i jetës kulturore në Kosovë, ka krijuar klimë e sakrificë dhe dinjitet për gjeneratat e atyre viteve.

Në këto rrethana shoqërore rezultatet janë të pranishme në ndërtimin e : Objekteve të kulturës, Veprimtarisë botuese, Monumenteve kulturo historike, Manifestimet e kulturore, Shoqëritë kulturore-amatore etj. Këto rrethana krijuan një realitet tjetër në dukje të asaj kohe, edhe pse dihej se çdo angazhim nëpër këto zhvillime kulturore  kishte edhe mbikëqyrjen e saj në baza nacionale. Në kuadër të Jugosllavisë  u krijuan ligje për funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, kurse në Kosovë këto ligje  funksionin sipas Rregullativave kushtetuese juridike  për kulturën në Kosovë. Në suaza të këtyre ligjeve Kosova  avancoi në një pjesë të kulturës së saj. Të gjitha këto ligje funksiononin, duke u thirrur në Dokumentet e aprovuara nga Asamblea e Kombeve të Bashkuara, përmes konventave e deklaratave.

Të gjitha këto rezultate të arrira, janë krijuar me frymë të re pas rënies së Rankoviqit në vitin 1966. Fill pas rënies së kësaj diktature të egër kundër shqiptareve, sikur u krijua klimë  më e avansuar pas demonstratave të vitit 1968, hapjes së Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, si dhe Kushtetutës së vitit 1974. Kjo periudhë  ndriçoi  tokën e Kosovës dhe krijoi një frymëmarrje më të lirë edhe për shqiptarët në  trevat tjera të ish Jugosllavisë. Në institucionet e Kosovës  filloi bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e kulturës, pastaj bashkëpunimi kulturor me Shqipërinë.  Përfaqësuesit e Kosovës  bënë përpjekje të vazhdueshme për të konkretizuar  punën edhe në institucionet  ndërkombëtare. Mirëpo, politika serbe si gjithmonë përmes metodave të saja pengonte  këto kërkesa e njohje të vlerave kombëtare të Kosovës. Autori shkruan në libër, se: “Një komision i tillë  për koordinim të punëve me UNESCO-në, Kosova e kishte  formuar në Prishtinë, pranë Sekretariatit Krahinor të Arsimit,Shkencës dhe Kulturës, por puna e tij vazhdimisht ishte  penguar dhe nuk kishte funksionuar si duhet për shkak të shantazheve që i bëheshin”.

Të gjitha këto ngjarje e procese kulturore janë paraqitur mjaft bukur në libër, të cilat autori i ka dokumentuar me saktësi shkencore dhe faktografi të dokumentuar.  Bota shqiptare dhe politika serbe, në këto vite, sa të ngrohta e të acarta,  krijoi intrumentalizimin e zhdukjes së këtyre  proceseve, që avanconin kulturën shqiptare në Kosovë. Demonstratat e studentëve  të vitit 1981,e nxitën shovenizmin serb të vepronin  nën ombrellën e Jugosllavisë për të zhdukur këto avancime  përparimtare të botës shqiptare. Në realitet viti 1981, është sinjali  më reflektues e progresivë në Evropë, për të treguar se socialimzit  iu kishin kalbur rrënjët. Kur jemi të fryma e socializmit, Millovan Gjillas, në Librin e tij ”Početak Kraja i Početka” në vitin 1953, shkruan:  “Socializmi dhe shteti janë vetëm miq dhe aleatë të përkohshëm. Dhe burokracia zhvillon kulte mistike të gjendjes së traditës shtetërore, si dhe forma të tjera ideologjike dhe organizative që llogariten mbi amullinë e botës dhe mbajtjen e shtresave te botës . Burokracia bën thirrje për të ndihmuar hijet e klasave të vdekura dhe tashmë të harruara.  Ajo është gjithmonë shoviniste dhe nacionaliste“.

Esat Kamberi, në faqet e këtij libri shpalosë të gjitha këto arritje kulturore shqiptare,të cilat humbën funksionimin e tyre, përmes platformave të politikës socialiste serbe kundër Kosovës. Suspendimi  i autonomisë së  Kosovës të viti 1974, rrënoi të gjitha këto vlera  kulturore që zhvilloheshin brenda institucioneve të Kosovës. Pra, ardhja e Sllobonan Millosheviqit, riktheu kierarkinë politike të Serbisë sipas elaborateve të njohura. Marrja e dhunshme e autonomisë së Kosovës me tanke, në mars të vitit 1989, rrënoi çdo gjë brenda territorit të Kosovës. Mirëpo, përkundër këtyre rrënimeve e ngjarjeve antikushtetuese e antinjerëzore, fryma demokratike e popullatës shqiptare, unifikoi veten dhe  arriti t’i përballojë dhunës e robërisë serbe  për të ardhur deri te kjo liri ku jemi sot.

Libri ”Etnokulturocidi në Kosovë”, i Esat Kamberit, ofrom material të  nevojshëm për keqpërdorimet serbe në këto vite të robërisë, kurse  pas Gazimestamnit, Serbia ,në Kosovë, krijoi  rrethana tjera për keqpërdorime të ndjeshme edhe në analet ndërkombëtare, duke  përvetësuar përmes mekanizmave  të saj edhe objeketet e trashëgimisë kulturore , si dhe duke i shpallur, Manastiret si prona serbe, edhe pse këto prona me konventat ndërkombëtare nuk parashihen si prona  të një territori( shtet) tjetër. Me këto të dhëna autori  ka krijuar mundësi për njohje e depërtime në retrospektivë dhe avancim të mëtutjeshëm për hulumtime shkencore. Veprat e këtilla janë mëse të nevojshme për shkencën, kulturën dhe arkivin e shtetit.

Po kush duhet të merret me këtë problematikë?

Padyshim se Akademia e Shkencave e Republikës së Kosovës, historianët, juristët, politikologët etj.

Marrë në tërësi libri i Esat Kamberit” Etnokulturocidi në Kosovë”, është i veçantë dhe njëkohësisht i nevojshëm për të kuptuar se institucionet dhe njerëzit që bartin procese nëpër këto zhvillime shoqërore, janë të thirrur dhe mëse të domosdoshëm për të thënë atë që i duhet të ardhmes. Autoi ka përmbledhur përmbajtjen e librit, me parathënien në gjuhën angleze, çka ia shton vlerën këtij libri.

Qenia njerëzore e kombëtare nuk mund të ketë jatëgjatësi e vlerë, pa gjurmët e kohëve, kur etniteti i tij është nëpërkëmbur nga diktaturat pushtuese, deri në shfarosje në të gjitha dimensionet e saj. Libri pasuron fondin e memories kombëtare, në ruajtje dhe identifikim të Kulturës shqipatre në Kosovën e  shekullit ë kaluar. Për t’i dhënë kuptimin të djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes.

Share This:

Tags: Kosova Nexhat Rexha
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Java e 32-të në Ligën e Parë

10 May 2025
Arte tjera

Sot mbyllet festivali i parë i Stand

10 May 2025
Lajme

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit:

10 May 2025
Kulturë

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve

10 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh

10 May 2025

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa serioze për shkak të

Futboll Sport

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025

Prishtinë, më 9 maj 2025 – Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall, ka

Sport Sporte tjera

Kosova mposhtet pas një lufte të fortë

8 May 2025

Kosova është mposhtur nga Ishujt Faroe me rezultat 23-25 në kuadër të ndeshjes së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.