Wednesday 2 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Dita e katërt (17:00) – Verifikohen rezultatet dhe numërohen më shumë se 65% e vendvotimeve, në 17 komuna përfundon procesi – vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës
Lajme

Dita e katërt (17:00) – Verifikohen rezultatet dhe numërohen më shumë se 65% e vendvotimeve, në 17 komuna përfundon procesi – vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës

17 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

Prishtinë, 16 tetor 2025 (E enjte, 17:00) – Në ditën e katërt pas ditës së zgjedhjeve, u njoftua për progresin e aktiviteteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe për procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime të supozuara nga votimi jashtë Kosovës.

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,689 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,668 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,668, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,357.

Deri në këtë kohë (e enjte, ora 16:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 17 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash (e enjte).

Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme:

  • verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave;
  • verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe
  • numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Gjithashtu, u bë e ditur se në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi, të cilat përfshijnë:

  • rezultatet për Kryetarë të Komunave, pas verifikimit; 
  • rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, pas verifikimit; dhe
  • votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, pas numërimit. 

Po ashtu, KQZ bën të ditur se është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës, të cilat janë sjellur në Kosovë, deri më tani.

Deri të enjten, në orën 16:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 32,000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 28,200, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,700. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,328 pako, është sepse mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikojmë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Nga 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë.

Share This:

Tags: Kosova Zgjedhjet 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

21 August 2026

Komandanti i ri i KFOR-it Turk, Toger z. Hüseyin Arslan, së bashku me ekipin

Lajme

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve

20 August 2026

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë që të

Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026

Dy punëtorë nga Kosova kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.