Wednesday 15 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

Kamenicë: Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësuesit e Swisscontact për fuqizimin ekonomik të grave

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center

Drita kërkon sonte kualifikimin në “Fadil Vokrri”, gjithçka mbetet e hapur ndaj Kauno Žalgiris

 Kosova barazon me Zvicrën me super golin e Florent Muslijës
Futboll Sport

Kosova barazon me Zvicrën me super golin e Florent Muslijës

18 November 2025 0 Comment 3 min read

AA

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me ritëm dhe emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët treguan karakter të madh sidomos në pjesën e dytë.

Dueli nisi me intensitet të lartë, me Zvicrën që rrezikoi e para në minutën e 6-të kur Aebischer depërtoi brenda zonës dhe goditi fuqishëm, por Arijanet Muriq reagoi me një pritje të shkëlqyer.

Deri në fund të pjesës së parë, të dy ekipet tentuan të krijonin raste, mirëpo 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të bardhë 0-0.

Fillimi i pjesës së dytë ishte tronditës për Kosovën. Vetëm dy minuta pas rifillimit, Djibril Sow e gjeti Ruben Vargasin brenda zonës dhe ky i fundit, me qetësi, e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1-0 të Zvicrës.

Pas golit, Kosova reagoi fuqishëm. Foda ndërhyri me zëvendësime duke futur Edon Zhegrovën dhe Baton Zabërgjën.

Reagimi i Dardanëve u shpërblye në minutën e 74-t, kur pas një aksioni të gjatë, topi u devijua drejt Florent Muslijes afër zonës.

Mesfushori i Kosovës goditi menjëherë me të djathtën, duke e dërguar topin në shtyllën e djathtë, përtej duarve të Gregor Kobelit, në një gol spektakolar që elektrizoi stadiumin. Rezultati u barazua 1-1 dhe atmosfera në “Fadil Vokrri” u ndez.

Në minutat e fundit, Kosova kërkoi me ngulm golin e fitores, duke ushtruar presion dhe freski në sulm, por pa mundur të krijojë rastin e pastër të dytë.

Takimi u mbyll 1-1, një rezultat i drejtë duke parë zhvillimin e ndeshjes. Ky barazim i jep Dardanëve vetëbesim dhe sinjale pozitive para ndeshjeve të play-offit.

Share This:

Tags: Zvicra
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026
Lajme

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i

15 July 2026
Arte Pamore

Artistët restaurojnë muralin gjigant të Messit në

15 July 2026
Futboll

Sonte spektakël: Anglia apo Argjentina, kush do

15 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Argjentina eliminon Zvicrën dhe siguron gjysmëfinalen e

12 July 2026

Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupa e Botës FIFA 2026 pasi

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Zvicra eliminon Algjerinë dhe siguron kualifikimin në

3 July 2026

Zvicra vazhdoi rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Algjerinë me

Lajme

Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e

4 April 2026

Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.