Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

Dy minuta seancë, dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

 Konferencë e LDK-së – Gjilan: Raporti i Auditimit për vitin 2022 paraqet raportin më të keq që nga paslufta e këndej për Gjilanin
Lajme

Konferencë e LDK-së – Gjilan: Raporti i Auditimit për vitin 2022 paraqet raportin më të keq që nga paslufta e këndej për Gjilanin

28 October 2023 0 Comment 15 min read

AA

Grupit i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka mbajtur të shtunën konferencë për media, ku ka adresuar qëndrimet shefi i GK të LDK-së në Kuvendin Komunal, z. Avdyl Aliu. 

Pas një katrahure të madhe në punën e Kuvendit Komunal qënga fillimi i këtij mandati e deri më tani dhe pas disa vështirësive edhe pas zgjedhjes se Kryesuesit te ri, tanimëdalngadalë veç po normalizohet puna e Kuvendit dhe këtënormalizim do të mundohemi që ta përcjellim edhe nënormalizim të Komunes dhe qeverisjes komunale për aq sa kemi mundësi dhe hapësirë.

Ne seancën e 7-te ndër të tjera kemi pas :

1.​Raportin financiar janar-shtator 2023

Për të cilin vlerësimet tona janë se përmes shifrave ky raport shperfaq MUNGESË TË VULLNETIT, PROFESIONALIZMIT , PERKUSHTIMIT DHE TE VIZIONIT të kryetarit të komunës dhe drejtorëve të tij. Pra edhe kjo periudhë paraqet vazhdimësi të tregimit horrorr për Komunen e Gjilanit sikurse edhe nëperiudhat tjera të trajtuara në këto dy vite.

Komuna vazhdon me qenë në gjendje të rënde nga mosfillimi i përmbushjes së nevojave dhe kërkesave qytetare dhe institucionale.

REALIZIMI I TE HYRAVE në shumë sektorë ka rënie.

INVESTIMET KAPITALE  shënojne një shkalle skandaloze tërealizimit të tyre, që fillimisht në mashtrimin me numra duken tëkenë arritur 35 %, ndërsa realisht kur i heqim nga kjo kategori pagesat për shpronësim, këto investime nuk e arrijnë as edhe 10%. Domethënë, 9-mujori po përfundon dhe kemi një shkallëkaq skandaloze të investimeve kapitale.

Shihni drejtoritë me ASNJË cent investime kapitale

Zyra e kryetarit 0

Adminintrata e Përgjithshme 0

Shërbimet Publike Infrastrukture dhe Banim i paskan bërë  0.6%

Bujqësi 2,3%

Arsim 0.9%

Urbanizëm 0

Sherbimet rezidenciale 0

Mbrojtje dhe Shpetim 0

Dhe, shtrohet pyetja: ku janë nisur me këto zero…

Qeverisje pasive dhe pa asnje orientim zhvillimor të Komunës së Gjilanit.

Shpenzimet kapitale në 2020 në të njëjtën periudhe kane qenë 58 %.

Situate e njëjtë është edhe te kategoria realizimi i SUBVENCIONEVE dhe të kategoria MALLRA DHE SHERBIME.

2.​Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2022

AUDITIMI është bërë një fjalë magjike të cilën sa hërë që e dëgjon nga i pari i ekzekutivit z. Hyseni dhe ekzekutivi nëpërgjithesi ata i kap kokëdhembja, djersiten dhe turpërohen dhe kurdo dhe kudo që ka debat për këtë çështje, ata ikin menjeherësepse e kanë të vështirë të përballen me këtë çështje.

Kështu disa herë në seanca e kanë lëshuar sallën kur ka ardhur kjo çështje në rend të ditës, siç bënë edhe dje, duke i lënë si tëshkretë dy drejtorë dhe nënkryetaren që të përballen me këtë.Dhe, merreni me mend, pas kritikave dhe kërkesave përllogaridhënie nga Kuvendi për këtë raport katastrofal, nënkryetarje e permbylli me një fjali të vetme: “të gjitha komentet dhe përgjigjet do t’ua dërgojmë me shkrim”, e qe as kjo nuk ndodhë kurrë.

Raporti i AUDITIMIT i vitit 2022, i cilesuar si OPINION I KUALIFIKUAR, paraqet raportin më të keq që nga paslufta e këndej, ku për pasojë, edhe për një vit tjetër Komuna e Gjilanit është e përjashtur nga mundësia e përfitimit të granteve të cilat do të investoheshin në projekte të ndryshme. 

I pari i ekekutivit z. Hyseni, si bartës kryesor i të gjitha veprimeve brenda Komunës, nuk ka bëre asgjë në aspektin e përmirësimit të veprimeve  dhe mos shkeljen e ligjeve, nëruajtjen e buxhetit dhe në zbatimin e tij në menyre të drejtë.

Ky raport tregon se nga veprimet dhe mosveprimet e të parit tëekzekutivit dhe vartësve të tijë, kemi të bëjmë me rreth 3 milionë euro të munguara, keqklasifikuara, mosregjistruara dhe nënvlerësuara.

Ky opinion i kualifikuar i keq i Komunës e ka bazën për konkluzion për mundësine e drejtpërdrejtë të keqpërdorimit tëgati afro 1 milion eurove, kryesisht në:

•​Mos zbatimin e ligjit të prokurimit;

•​Aplikimin e  procedurave jo adekuate të prokurimit;

•​Tejkalim kontrate 

•​Menaxhimi i kontratave nuk janë përgatitur dhe mbajtur përmes  sistemit elektronik të prokurimit.

•​Angazhimin e të punësuarve me kontratë për shërbime të veçanta, pa i respektuar  procedurat e prokurimit publik

•​Mos respektimin e hapave për procedim të pagesave

•​Mos inspektimin (verifikimin) për të paktën 20% e të gjitha  objekteve brenda territorit të Komunës.

•​Mos hartimin e planit vjetor për mbështetjen financiare për OJQ-të.

Nga 14 rekomandime të vitit 2022, nga këto 9 prej tyre nuk janëzbatuar dhe nuk kanë filluar së zbatuari.

Shihet qartë që kjo qeverisje komunale nuk ka kapacitete për tëudhëhequr me departamentet e Komunës apo qëllimshëm e bën këtë për të zhvatur duke mos zbatuar procedurat e prokurimit.

Ne si Kuvend Komunal kemi menduar se duhet dhe mund të japim kontributin tonë në këtë aspect, jo vetëm duke dhënë vërejtje, por edhe duke bashkëpunuar me të parin e ekzekutivit, zyrtarin kryesor financiar e edhe me të tjerët, dmth aty ku ka gjetje dhe rekomandime edhe të ndihmojmë në zbatim të tyre, mirëpo fatkeqësisht nuk ka gatishmerinë për bashkëpunim nëkëtë aspekt, prandaj neve na mbetet të vazhdojmë t’i japim vërejtjet tona për opinion duke alarmuar në shkelje te ligjit

SEANCA E JASHTEZAKONSHME – PROPOZIM BUXHETI PER VITIN FISKAL 2024 DHE VLERESIMET E HERSHME PER 2025 DHE 2026

Menjëherë pas dështimit të votimit të buxhetit të Komunës sëGjilanit për vitin 2024, në seancen e rregullt, ne opozita bashkëme kryesuesin, kemi ftuar edhe përfaqësusesit e partisë nëpushtet që të ulemi dhe të punojmë në mënyrë që të miratojmëbuxhetin për 2024. Ftesës i janë përgjigjur shefja e GK të LVV-së,  znj. Krenare Latifi dhe z. Ismajl Kurteshi. Jemi marrë vesh të vazhojmë bashkë edhe me të parin e ekzekutivit z. Hyseni, për të harmonizuar punën por që fatkeqësisht nuk ka dhëë shenja tëbashkëpunimit në këtë aspekt. Prandaj, edhe në seancë kemi shkuar pa dakordancë për buxhetin.

Arsyeja e mosvotimit në herën e parë ka qenë se kemi pasur tëbëjmë me një buxhet selektiv dhe diskriminues.

Nga 42 lokalitete të Komunës, vetëm në 11 prej tyre janëplanifikuar investime kapitale, duke i lënë pa i përfshirëlokalitete e mëdha si Pogragja, Përlepnica, Uglari, Livoqi i Ulët, Lladova, Velekinca dhe shumë të tjera.

Nga mbi 20 lagjë të qytetit vetëm në 7 lagje janë planifikuar investime kapitale, duke u lënë pa investime lagjet: Arbëria, Zabeli, Dardania, Iliria, Vishnjet, Porodini, Livadhet e Arapit,  Baleci, Kamniku dhe disa të tjera.

Prandaj edhe e kemi quajtur Selektues dhe Diskriminues.

Arsyeja tjetër ka qenë se një numër i madh i projekteve që kanëqenë të planiffikuara të realizohen në vitin 2023 e që nuk janërealizuar, këto projekte për çudi nuk figurojnë të planifikuara për vitin 2024, prandaj edhe për këtë kemi reaguar me mosvotim.

Në seancën e jashtëzakonshme, e ftuar nga i pari i ekzekutivit z. Hyseni, kemi vendosur me marrë pjesë aktivisht duke kërkuar qëtë gjitha projektet që nuk janë realizuar në 2023 të barten nëplanifikim për vitin 2024 dhe gjithashtu kemi kërkuar që 3 projekte të reja të futen për vitin 2024:

•​Rregullimi i hapësirave te gjelbra dhe punimi i platosë mbi lumin mirusha … 300 mijë euro

•​Funksionalizimi i Fshati të Lumtur … 200 mijë euro 

•​Subvencionimi i femijëve në IPP… 110 mijë euro 

Njëjtë edhe pjesa tjetër e opozites ka reaguar me projekte shtesëdhe me këto plotësime të projekteve e kemi miratuar.

Thjesht nga aspekti i planifikimit te projekteve nuk e kemi lodhur fare në planifikim të parin e ekzekutivit, në mënyrë që tëmos gjej tek opozita arsyen e dështimit të tij edhe në vitin 2024, sikurse në dy vitet e paraprake, pasi që fatkeqesisht po duket se i humbëm dy vite dhe kështu do të humbim gjithë mandatin pa bërë asgjë. 

Me kete votim, thjesht ia kemi hequr atë kartën e arsyetimit e vajtimit përmes viktimizimit, prandaj edhe i kemi thënë, ja po ta miratojmë këtë planifikim, urdhëro puno tash.

Siç edhe i kemi thënë edhe në të kaluarën, por siç edhe po duket deri më tani e gjithë puna e tyre po karakterizohet me ZERO.Nuk paraqet kjo dëshirë tonën, por REALITET gjithsesi.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Share This:

Tags: LDK Konference
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LRF Gjilan hyn në epokën e digjitalizimit

29 June 2025
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur

29 June 2025
Futboll

Sonte supërndeshja PSG-Inter Miami, Leo Messi kundër

29 June 2025
Lajme

Irfan Musliu është kryetar i ri i

29 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.