Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

 Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”
Lajme

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”

13 June 2024 0 Comment 10 min read

AA

Konferenca e Tretë Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”, organizuar nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbledhur personalitete të njohura nga shkenca si Akademikë, profesorë universitar dhe studiues të tjerë të rijnë  nga vendi, rajoni dhe Evropa.

Arbona Xhemajli, Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore në UKZ, njëherësh kryetare e Këshillit Organizativ, prezantoi  Komunitetin e  Kërkimit dhe Zhvillimit shkencor të Konferencës, ku penalistë ishin, Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Akademik Fejzullah Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Ilir Gjinolli, Anëtar i Këshillit Drejtues të Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Jusuf Zejneli, Rektor i Universitetit Publik të Tetovës dhe Leonora Bunjaku Morina nënkryetare e Komunës së Gjilanit.

Hapjen e Konferencës e bëri Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili përshëndeti të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje në Konferencën e Tretë Vjetore, UKZ AC 2024, me temën: “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”.

Rektori tha se kjo konferencë përfaqëson një moment kyç në përpjekjet tona për të kuptuar dhe modeluar ndikimet e globalizimit të thellë, pabarazive të qëndrueshme, diversitetit demografik dhe degradimit ambiental që sfidojnë shoqërinë tonë bashkëkohore dhe gjithë planetin.

“Përderisa ne aspektin global janë bërë hapa të mëdhenj në adresimin e varfërisë, vazhdimësia e strategjive aktuale të zhvillimit nuk mjafton për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Progresi ekonomik dhe social mbetet i pabarabartë, dhe kriza financiare globale ka zbuluar brishtësinë e progresit. Për më tepër, degradimi ambiental në rritje po imponon kostot gjithnjë e më të larta mbi shoqëritë tona, duke kërkuar një ndryshim transformues në nivelet lokale, kombëtare dhe globale. Pabarazitë në përparimin ekonomik dhe social mbeten të dukshme, dhe krizat financiare globale e ka zgjeruar më tej brishtësinë e këtij përparimi” ka thënë Rektori Dërmaku.

Rektori tha se temat kryesore te Konferencës e 3-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”, ne pese sesionet e saj, përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm, teknologjinë dhe inovacionin, sigurinë e ushqimit dhe të energjisë, dhe ndikimin e urbanizimit në vendet në zhvillim.

Në fjalën e tij, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka thënë se Konferenca, “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore” dhe çdo seksion dhe diskutim në këtë konferencë është i dizajnuar për të nxitur një qasje multidisiplinare në kërkime, duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërsektorial për të adresuar sfidat me të cilat përballemi. Kjo konferencë të shërbejë si një dëshmi e angazhimit tonë për ekselencë akademike dhe për përkushtimin tonë për të kontribuar në mënyrë të qarte në zhvillimin progresiv shoqëror.

Duke ju dëshiruar të gjithëve punë të mbarë në konferencë, Rektori ka thënë se kjo konferencë le te shërbej si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, ideve dhe strategjive që do të ndihmojnë në arritjen e këtyre objektivave.

Kurse Fejzullah Krasniqi, Akademik në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, tha se  përgaditja e konferencave është sfidë , por sipas tij historia e shkencës na sygjeron që rrënjët e saj mbështeten me punë dhe nga mendimi që shprehet në të folur e pastaj në të shkruar. Ai ka thënë se që nga themelimi e deri më tani Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në të gjitha aspektet ka ndërtuar dhe po vazhdon të ndërtojë një shoqëri të arsimuar në mënyrë evropiane, për të cilën punë jemi krenar.

 Jusuf Zejneli, Rektor i Universitetit Publik të Tetovës ka thënë se pjesëmarrësit në këtë konferencë do të diskutojnë sfidat që përballet shoqëria në përgjithësi. Populli shqiptar po aspiron në këtë udhëtim, me qëllim që të bëhet pjesë të një unioni që synon zhvillim. Ai ka shtuar se qëllimet e synimeve të zhvillimeve të universiteteve shqiptare, duhet të  marrin përkrahjen e qeverive të atyre vendeve, ku veprojnë universitetet, për arsye që politikat e tyre të jenë të krahasueshme me vendet e zhvilluara evropiane.

Leonora Bunjaku Morina nënkryetare e Komunës së Gjilanit, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni. Ajo  tha se, ky organizim është një ngjarje që reflekton angazhimin institucional. Sipas saj, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është qendër e shkëlqyer për arsim dhe kërkim për gjenerata te ndryshme, në përgatitjen e tyre për tregun e punës, andaj ka thënë ajo, roli ynë i përbashkët është që të krijojmë kushte të nevojshme që ky Universitet të shkëlqej edhe më shumë.

Ilir Gjinolli, zëvendës kryesues i Këshillit Drejtues në UKZ, përgëzojë të gjithë pjesëmarrësit të cilët janë mbledhur sot për të ndarë krijimet akademike dhe mendim kritik,  për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Venera Llunji, Prorektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB, tha se trendet dhe sfidat janë thelbësore që bashkëpunimi në mes të dyjave të jetë në nivel. Në këtë rrugëtim tha ajo, keto zhvillime luajnë rol të rëndësishëm dhe janë motor kryesor

Afrim Dervishi drejtor për Arsim në Kamenicë tha se, zhvillimi profesional i punëtorëve është sfida më e madhe. Kjo është sfidë për prindërit dhe për secilin prej nesh, por Universitetit Publik “Kadri Zeka”, siç tha drejtori Dervishi, është në funksion të drejtpërdrejt  në arritjen e këtij qëllimi.

Arsim Vranovci, Kryetar i Bordit Industrial të UKZ-së tha se, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përgatit studentë për një botë që po ndryshon me shpejtësi, që më pas të kyçen më lehtë në tregun e punës, e kjo është falë angazhimit të stafit të universitetit. Përpos kësaj, sipas Vranovcit, lidhja mes UKZ-së dhe bizneseve është e jashtëzakonshme, dhe se studentët e këtij institucioni, kudo që aplikojnë për punën, janë ndër më të mirët, ky fakt tha ai, na bënë krenar të gjithëve.

Pas hapjes së  Konferencës, filloi Sesioni Plenar, të cilin e nisi profesori Robert Kosova nga  Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shqipëri, i cili paraqiti temën: “Matematika sot”.

Blerim Rexha, profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është paraqitur me punimin: “Sfidat e përdorimit të IA në kërkimin shkencor”.

Pas këtyre  prezantimeve, me propozim të Këshillit Organizativ të Konferencës dhe me vendim të Rektorit të UKZ-së, Prof. Asoc.Dr.  Artan Dërmaku, është dhënë Çmimi i Konferencës Vjetore të UKZ “Marin Barleti” për Dr. techn. Blerim Rexha, profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky çmim  i dedikohet arritjeve të personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.-akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave të tjera. Konsiderata shtesë përfshijnë rolet e lidershipit, si dhe marrëdhëniet aktuale apo potenciale ndërmjet kërkimit të bërë dhe përmirësimit të arsimit të lartë në përgjithësi, nëpërmjet lidhjeve ndërmjet studiuesve dhe IAL-ve në vende të ndryshme me Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

 Konferenca zhvillojë punimet edhe në 5 sesione paralele në kuadër të Fakulteteve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të titulluara: DiGiDay Conference, MathDay Conference, EduDay Conference, Economics Conference dhe Justice Conference.

Në Sesionet Plenar të Konferencës, u prezantua puna shkencore e personaliteteve të njohura nga fusha e shkencës, ku janë kombinuar shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri  e gjerë e punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, dhe sesione aktive pune në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.

Konferenca ka nxitur diskutime mbi trendet dhe sfidat e zhvillimit të shoqërisë bashkëkohore, ka ofruar një platformë për prezantimin e hulumtimeve dhe praktikave më të mira në fusha të ndryshme, ka forcuar rrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes profesionistëve të ndryshëm nga rajoni dhe bota.

Share This:

Tags: Universiteti KAdri Zeka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti

10 May 2025
Kuriozitete

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025
Kuriozitete

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025
Sport

LDK dega Gjilan e uron karatistin Betim

10 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Njoftim nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në

8 April 2025

Rinjoftim i ndryshimit të vendit dhe orarit të Ceremonisë për Titullin “Doctor Honoris Causa”

Lajme

UKZ: Studentet e UKZ-së, Adela Salihu dhe

13 February 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucione akademike ndërkombëtare, duke ofruar

Lajme

Rektori i UKZ-së priti në takim Ministren

20 January 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.