Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 Komunikatë e LDK-së – Haziri: “Avaritë dhe shkeljet në institucionet e Komunës së Gjilanit s’kanë të ndalur…”
Lajme

Komunikatë e LDK-së – Haziri: “Avaritë dhe shkeljet në institucionet e Komunës së Gjilanit s’kanë të ndalur…”

12 August 2023 0 Comment 4 min read

AA

Avaritë dhe shkeljet në institucionet e Komunës së Gjilanit s’kanë të ndalur, fatkeqësisht po administrojnë pa asnjë procedurë ligjore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega në Gjilan, z.Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në Gjilan, në të cilën ka adresuar qëndrimet e fundit të degës për zhvillimet në Komunën e Gjilanit. 

“Shkeljet në institucionet tona komunale duket se nuk kanë të ndalur. Avaritë në këto institucione kanë shkuar deri në atë pikë sa që pa asnjë procedurë të prokurimit e procedurë ligjore, të blihen mjete të vjetra në vlerë prej 200.000€. Me këtë rast, Komuna e Gjilanit ndërhyn në punët e ndërmarrjes publike “Ecohigjiena”, duke bartur kështu përgjegjësi shtesë në ndërmarrjen “Tregu”, e cila është mbingarkuar me punë. Anashkalimi i ndërmarrjeve, në të ardhmen do të tregojë qartë se humbës në këtë mes janë vetëm Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj, ngaqë 49% të aseteve janë publike. 

Si rezultat i keqmenaxhimit, sot kemi rrugë në gjendje të tmerrshme e varreza në gjendje të mjerueshme, të cilat nuk po mirëmbahen as minimalisht siç do të duhej të mirëmbaheshin,”- shtoi kryetari Haziri. 

Shkalla e papunësisë po “zbutet” edhe më tej me kontrata në vepër, ku sot janë mbi 49 zyrtarë me kontrata të tilla, e shumica prej tyre me shkollim të mesëm. 

Nuk po flasim për projekte të mëdha që këta duhet t’i sjellin. Po flasim për vazhdim të projekteve të cilat janë nisur nga qeveritë e kaluara, e presim të vazhdohen e të përfundohen nga qeveritë e tanishme qendrore dhe lokale. 

E vetmja risi që kuptuam për autostradën e Gjilanit është se shtyllat e ndriçimit janë blerë nga Serbia. Puna në shumë lote ka stagnuar, e datat e përfolura për përfundimin e saj vetëm po afrohen, kurse në teren nuk po shihet dritë e bardhë në fund të tunelit. Kosto e përgjithshme e autostradës pritet të rritet për 7% , e arsye për këtë rritje nuk ka dhënë askush. 

Në gjendje hiç më të mirë qëndrojnë edhe rrugët regjionale, të cilat për shkak të mospagesës, kanë mbetur pa u punuar e pa u përfunduar. Në kohën kur bashkëatdhetarët tanë i kemi këtu, kaosi që po krijohet në këto rrugë, po shkakton tollovi të cilat kanë mundur të tejkalohen, nëse me kohë këto projekte kishin pasur vëmendjen e nevojshme nga Qeveria dhe presionin e duhur nga Komuna. 

Zbatimi i projekteve në 6 mujorin e parë, është më i ulëti në 23 vjetët e fundit, duke bërë që drejtoritë komunale të dështojnë në zbatimin e projekteve të cilat janë miratuar në Kuvendin Komunal dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 

Kemi bërë të qartë në fillim dhe po e ripërsërisim prapë që Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të jep kontributin e saj për të krijuar stabilitet, ashtu siç e krijoi në Kuvendin Komunal. Jemi konstruktivë, dhe do vazhdojmë të mbesim të tillë deri në fund të këtij mandati. 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan, 

Share This:

Tags: LDK Gjilan Lutfi HAziri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Featured Lajme Librari

Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet

30 January 2026

Në ditët e fundit, deri një ditë para mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike

Lajme

Haziri: Organet e rendit të hetojnë vjedhjen

18 January 2026

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi rinumërimi po nxjerr në pah manipulime

Lajme

LDK: Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina,

22 December 2025

LDK Gjilan – Pogragja, Llovca, Kokajt, Sllubica e Stublina, plot entuziazëm e dashni për listën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.