Sunday 15 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fitore e madhe e Prishtinës së Re në luftë për mbijetesë, triumfojn ndaj Ferizajt

Kryetari Hyseni: Stadiumi i Qytetit, është jetik për sportin

Katër shtetas serbë ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Gjilan

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

Vdes aktori i njohur kosovar, Sadedin Prekazi

Miratohet Ligji për Buxhetin 2026 me vlerë katër miliardë euro

Nis seanca e jashtëzakonshme, deputetët dhe kabineti i ri qeveritar zënë vendet

Kosova do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës në Ligën e Kombeve

Rihapet pas më shumë se tri dekada Galeria e Arteve e Prishtinës

Komuna e Gjilanit, vlerësohet pozitivisht nga Instituti GAP, në fuqizimin e kapaciteteve për angazhimin e

 Komunikatë e LDK-së – dega Gjilan: VV e solli arsimin në Gjilan në kolaps të plotë e politizim të skajshëm
Lajme

Komunikatë e LDK-së – dega Gjilan: VV e solli arsimin në Gjilan në kolaps të plotë e politizim të skajshëm

3 December 2022 0 Comment 5 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur të shtunën konferencën e rregullt për media ku në emër të Komisionit të Arsimit është paraqitur asambleistja znj. Afërdita Balaj, së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, z. Avdyl Aliu dhe asambleisten znjsh. Gresa Avdiu.

A.R. KATANA

Balaj ka adresuar kritika të shumta duke thënë se arsimi në Gjilan është i politizuar tej mase dhe është në kolaps.

Se arsimi i udhëhequr nga VV në Komunën e Gjilanit është në kolaps të plotë dhe i organizuar si mos më keq, tregojnë edhe disa faktet te cilat janë të njohura dhe të dukshme në disa nga shkollat fillore e të mesme të Komunës së Gjilanit.

Disa nga shkollat e Komunës tonë nuk kanë ngrohje dhe janë detyruar t’i shkurtojnë orët mësimore;

Në shkollën e mesme të muzikës nuk është i zgjidhur tërësisht problemi i ngrohjes, sidomos në salla të koncerteve, është e pamundur të realizohen shumë aktivitete kulturore të profesionisteve. Po ashtu, në këtë shkollë nuk është bërë zgjidhja e problemit të rrymës.

Në shkollën “Rexhep Elmazi” ende nuk kanë përfunduar punimet dhe shkolla ende nuk është gati për kthimin e nxënësve. Nxënësit e kësaj shkolle ende vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “Selami Hallaqi” e që për një numër të nxënësve është mjaft larg. Prindërit kanë ankesa të mëdha, ngase kombi-busi i cili i bart nxënësit deri në shkollën “Selami Hallaqi” nuk është i përgjegjshëm duke lënë nxënësit deri në 30 minuta, duke pritur në shi e shpesh herë duke i detyruar nxënësit që të ndërpresin mësimin 15 minuta më herët se orari mësimor, dhe deri tani as edhe një njoftim të vetëm për rrjedhën e punimeve në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

Nga shtatori e këndej janë ndryshuar 4 komisione për pranimin e mësimdhënësve, duke i detyruar mësimdhënësit t’i nënshtrohen testeve me pyetje të ndryshme nga secili Komision.

Më shumë se 50 mësimdhënësve u është mohuar e drejta për të hyre në teste, sepse tash se voni Drejtorisë së Arsimit i është kujtuar që si kriter të jetë diploma e noterizuar. Në fillim u është lejuar ankesa për këtë cështje, por më vone u është mohuar kjo mundësi për shkak të numrit të madh të ankesave.

Po ashtu, në shkollat e Komunës sonë printerët dhe fotokopjet nuk kane ngjyrë, duke detyruar mësimdhënësit që testet dhe materialet tjera t’i shtypin nëpër fotokopje me pagesë. Bile edhe fletat A4 drejtori na i jep me copë, sikur te ishte artikull deficitar.

Se politika ka gisht ne arsimin gjilanas, dëshmon edhe detyrimi i mësimdhënësve për të marrë pjese në ditë vikendi në pritje të ministres Haxhiu, gjë që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.

Se drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit është e papërgjegjshme dhe e papërvojë dëshmon fakti kur si të arritur e konsideron vizitën mjekësore në shkollat e Komunës tonë, e cila nuk është ndonjë gjë e re, ngase vizitat mjekësore kanë qenë sistematike.

Dhe krejt në këtë kaos në arsimin gjilanas, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, shkon në vizitë private në Zvicër. (Hajt se punët presin)!, u shpreh znj. Balaj. 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Share This:

Tags: Gjilan LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Fitore e madhe e Prishtinës së Re

15 February 2026
Lajme

Kryetari Hyseni: Stadiumi i Qytetit, është jetik

15 February 2026
Ciceroni

Katër shtetas serbë ndalohen për kalim ilegal

15 February 2026
Lajme

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

14 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni: Stadiumi i Qytetit, është jetik

15 February 2026

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit. Kryetari i Komunës së Gjilanit,

Ciceroni Featured Lajme

Katër shtetas serbë ndalohen për kalim ilegal

15 February 2026

Policia ka ndaluar dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit në komunën

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme Librari

Komuna e Gjilanit, vlerësohet pozitivisht nga Instituti

12 February 2026

Në prezantimin e raportit “Fuqizimi i kapaciteteve të komunave për angazhimin e diasporës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.