Komuna e Gjilanit shënon ditën botërore të Sindromës Down me aktivitete ndërgjegjësuese
Gjilan, 22 mars 2023 – Komuna e Gjilanit ka shënuar ditën botërore të Sindromës Down me aktivitete ndërgjegjësuese nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në ngjarjen ku pos kryetarit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ndërkohë, është hapur edhe ekspozita para platosë së Teatrit “Një botë me plot ngjyra”.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se e ka përkrahur këtë inciativë të dy profesorëve gjilanas, ku pjesëmarrja e njerëzve ka qenë mjaftë e madhe.
“Punimet artit dhe kartolinat që janë punuar sot, do të jepen nëpërmjet ankandit dhe të hyrat do të shkojnë për shoqatën Down Sindrom Kosova në Gjilan. Në këtë mënyrë, do t’i ndihmojmë sado pak zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, është shprehur kreu i Gjilanit.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit ka realizuar paraprakisht aktivitetin “Volejboll për Sindormën Down”, i cila është mbajtur në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”.
LEXO EDHE: Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në shëndetësi