Tuesday 15 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Eskalojnë zjarret në Tugjec të Kamenicës, reagon nënkryetari Faton Jakupi: “Situata paraqitet serioze por tashmë

Ja si mund ta shihni – FC Drita del me njoftim për transmetimin e ndeshjes

Zbulohet formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube

Elon Musk publikon një hartë të natalitetit në Evropë, në të Kosova renditet me normën

Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë

Pas dështimit të 47 të seancës, zyrtarja amerikane larg syrit të mediave takohet me Abdixhikun

Lajmi i fundit: Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Shifra e statistika: – Mijëra shërbime specialistike janë ofruar për 71593 pacientë në Spitalin e

Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin Publik

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

 Komisioni për Arsim i LDK-së: Arsimi në komunë po degradohet skajshmërish, fajtor qeverisja komunale
Lajme

Komisioni për Arsim i LDK-së: Arsimi në komunë po degradohet skajshmërish, fajtor qeverisja komunale

8 November 2022 0 Comment 5 min read

AA

Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit në përbërje nga Doruntina Kllokoqi, Arbëresha Aliu dhe Florije Rashiti, përmes një konference për media, kanë adresuar kritika në adresë të pushtetit përkatësisht sektorit të arsimit, ku sipas tyre, sot, kur kemi hyrë në javën  e dytë të muajit nëntor, po bëhen plotë 24 ditë prej kur edhe zyrtarisht ka filluar sezona e ngrohjes në institucionet arsimore, e këtë ngrohje për nxënësit ende nuk e ka mundësuar qeveria komunale.

Doruntinë Kllokoqi, nga ky komision ka thënë se përfaqësuesit e LDK-së në paraqitjet e tyre deri më tani,  kanë  rikujtuar qeverisjen komunale për nevojën e qasjes më ndryshe ndaj këtij problemi sepse, çështja e ngrohjes këtë vit del të jetë më komplekse dhe, duke marr parasysh këtë, komuna është dashtë që procedurat e tenderimit t’i fillojë me kohë dhe në procedura të rregullta.

“Përkundër insistimit tonë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, si pasojë e një qasje aspak serioze, sot në shkollat e Gjilanit nuk kemi ngrohje.( këtu i shtojë shkollat qe eventualisht nuk mbajnë mësim të hënën ose shkurtojnë orët ..). Qeveria komunale ka ble lëndë djegëse  dru me qmim 93euro/m³ krahasuar me çmimin e tregut 60euro/m³ pra 33 euro/m³ më shtrenjtë”, ka thënë Kllokoqi.

Ajo shtoi se ende nuk ka arritur të fillon procedurat e furnizimit të shkollave me dru.

“Shqetësimi tjetër për ngrohjen e shkollave është furnizimi i shkollave me lëndë djegëse me pelet dhe, sipas informacioneve ky proces ka ngecur dhe vazhdon të mos ketë rrugëzgjidhje. Kështu shkollat: Shkolla e Muzikës, Shkolla teknike” Mehmet Isai”, Shkolla “Bajram Curri”, Shkolla “Vesel Muja”, IP “Dardania”, Shkolla “Rexhep Elmazi”, do të përballen me të ftohtin e ditëve në vijim”, ka thënë Kllokoqi, për të shtuar se Kryetari i Komunës, z.Hyseni duhet të japi përgjigje se pse ende ne shkollën Selami Hallaqi kohëzgjatja e orës mësimore është 30 minuta si dhe cilat janë përpjekjet e tij që nxënësit e shkollës Rexhep Elmazi të fillojnë mësimin në shkollën e tyre.

“Kur jemi këtu nuk mjafton që tërë përgjegjësin tua bartin operatorit. Ku është këtu autoriteti i komunës që të rris planin dinamik të punimeve në shkollën “Rexhep Elmazi”, sa herë ka vizituar këto punime kryetari Hyseni. Kjo stërzgjatje e punimeve në shkollën “Rexhep Elmazi”,  shkakton nevojën e transportit të nxënësve të kësaj shkolle nga ana e prindërve  që është i kushtueshëm dhe humbje kohe për ata prind që i përcjellin fëmijët e tyre nga lagja Porodin në Dardani”, ka thënë tutje përfaqësuesja e LDK-së.

Ajo në emër të Komisionit për Arsim të LDK-së tha edhe se Kryetari Hyseni duhet të jap përgjegjësi se pse po vazhdon kjo situatë e krijuar në shkollën “Rexhep.Elmazi”.

“Sot, Kryetarit Hyseni po ja kujtojmë nevojën e riparimit por edhe të furnizimit të shkollave me gjeneratorë. Thirrjet institucionale për mungesë të energjisë gjatë dimrit e bëjnë urgjente këtë çështje”, ka thënë Doruntinë Kllokoqi.

Ajo ka apeluar të vizitohen shkollat e qytetit dhe të konfirmohen këto të dhëna dhe njëkohësisht të merret  përgjigje te kryetari komunës për këto shqetësime të LDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit. Prindërit duhet të njoftohen se pse shkollat nuk kanë lëndë djegëse për ngrohje.

“Neglizhenca dhe injoranca e qeverisë komunale të udhëhequr nga Alban Hyseni Kryetar po e degradon skajshmërish arsimin në komunën tonë. Duke heshtur para zbatimit të vendimit të MASHT-ti për ndryshimin e kalendarit shkollor. Ai në vend se ta mbikëqyr këtë proces dhe të deklarohet para qytetarëve zgjedh që të shtunave të shikoj punët e tijë private duke injoruar situatën kaotike që krijohet të shtunave në shkollat e Gjilanit.  Këtë sjellje e quajmë më shumë se sa mosdije dhe më shumë se sa Injorancë”, ka përfunduar fjalën e saj, Doruntinë Kllokoqi, nga Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Share This:

Tags: Gjilani LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Operën

15 July 2025
Lajme

Eskalojnë zjarret në Tugjec të Kamenicës, reagon

15 July 2025
Uncategorised

GJYKATA THEMELORE – GJILAN – PRZANTON: Raporti

15 July 2025
Lajme

Ja si mund ta shihni – FC

15 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në

11 July 2025

Kanë nisur punimet për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhegër. E për të

Lajme

LDK-ja thërret mbledhje të kryesisë të enjten,

8 July 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thirrur për të enjten një mbledhje të kKryesisë

Futboll Sport

Komunikatë zyrtare | Besart Krivanjeva rikthehet në

24 June 2025

Gjilani njofton opinionin se ka rikthyer në shtëpi futbollistin Besart Krivanjeva. Bashkëpunimi ndërmjet dy

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.