Sunday 13 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e

Parashikimi i motit për të dielën, 13.07.2025

Sot “përpjekja” e 46’të për konstituimin e kuvendit

Louis van Gaal triumfoi: përballoi dhe mposhti kancerin e prostatës

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut është tani

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Dështon vazhdimi i 44-të i seancës konstituive, kryesuesi Dehari ua ndërpren fjalën deputetëve

 KK Gjilan: “Onomatopea kumbuese” e “zërit” opozitar të Gresa Avdiu në vitin 2022
Lajme

KK Gjilan: “Onomatopea kumbuese” e “zërit” opozitar të Gresa Avdiu në vitin 2022

31 December 2022 0 Comment 8 min read

AA

Gresa Avdiu – Opozitarja e vitit: – Njëra nga Këshilltaret Komunale që ka pasur një performancë jashtëzakonisht impresive, pavarsisht përvojës së shkurtër në skenën politike, ka qenë Gresa Avdiu nga radhët e LDK-së, e cila ka ngritur një mori çështjesh në KK Gjilan në vitin 2022.


E veçanta e paraqitjes së saj ka qenë analiza e thuktë që i ka bërë çështjeve të ndryshme në Kuvendin Komunal, sikurse edhe refleksioni tejet pozitiv në raport me kolegë deputetë nga kampi qeverisës, përkundër kritikave adresuara kohë pas kohe.

Padyshim se diskursi i mirësjelljes në çasjen e saj, ndonëse kritike ndaj oponentëve kundërshtarë politikë, ka qenë vetëm njëra nga specifikat që e ka veçuar Gresa Avdiun si asambleiste, ndërsa “rrahja e temave” të ndryshme, veçmas ato kulturore etj, ka qenë karakteristikë tjetër e veçantë e punës së saj si Këshilltare Komunale gjatë vitit 2022.

A. R. KATANA – Urime Viti i Ri 2023!


Në mesin e shumë çështjeve të ngritura në Kuvend, kanë qenë ato që ndërlidhen me Thirrjen Publike për financim të OJQ-ve; Raporti financiar i Flakës së Janarit 2022, me pretekst se ka pasur konflikti interesit mes të drejtorit të DKRS-së dhe OJQ-së përfituese të shtyllës “Talian e Flakes 2022”; pastaj, sipas saj – shkëputja e njëanshme e kontratës me ish-Kompaninë e kontraktuar punërkyese të Stadiumit të Qytetit në Gjilan.

A. R. KATANA – Urime Viti i Ri 2023!

Pa dyshim se fokusi i çështjeve të ngritura nga “zëri permament opozitar” i saj, ka qenë më i theksuar në lidhje me bursat e studentëve dhe shpërndarjen e tyre, të cilën e ka cilësuar jo të drejtë, duke shfaqur skepsën e saj për mbetjen pa bursa të studentëve gjatë vitit 2022, duke konstatuar si imediate e të domosdoshme nevojën për ndërrimin e rregullores për bursa.

Gresa Avdiu ka qenë mjaft aktive edhe në protesta të subjektit të saj, LDK-së, sikurse edhe në prezantime të ndryshme nëpër konferenca të rregullta javore të këtij subjekti, ndërsa ka vijuar të jetë “zë kritik” në lidhje me mosfunksionimin adekuat të punës së Kuvendit Komunal muajëve të fundit.


Biografia: Gresa Avdiu është e lindur në vitin 1997, në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit.
Ajo ka mbaruar arsimin fillor në vendlindje, në Përlepnicë, ndërsa paralelisht ka vijuar mësimin nga klasa e pestë edhe në shkollën e muzikës, në instrumentin Flautë.


Shkollimin e mesëm – Gjimnazin e Shkencave Matematiko-Natyrore “Xhavit Ahmeti” – drejtimi Matematikë/Informatikë e ka mbaruar në Gjilan. Aktualisht është studente e Farmacisë në vitin e fundit të studimeve Master dhe paralelisht ka studiuar edhe Shkenca Politike, ku ka përfunduar nivelin Baçelor.

Ajo tani është duke studiuar edhe në Fakultetin Filozofik në UP-së, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci – niveli Master. Ka qenë bursiste në fondacionin politik gjerman ‘Konrad Adenauer Stiftung’, përmes të cilit ka pasur mundësi të përfaqësoj Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në trajnime vendore, rajonale e ndërkombëtare, duke përfshirë edhe trajnime në kryeqytetin politik të Europës – Bruksel!

Ka marrë pjesë si studente e Farmacisë edhe në simpoziume e trajnime të ndryshme nga fusha e mjekësisë në nivel vendi e rajoni.

Është nënkryetare e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Gjilan dhe sekretare për media në Forumin e Gruas së LDK-së në nivel të degës dhe në nivel qëndror.

Aktualisht është duke punuar në biznesin familjar ‘Agro Gresa’. Me votën e qytetarëve të Gjilanit, është zgjedhur anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan në vitin 2021. Ky është mandati i saj i parë si asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Share This:

Tags: Gjilan Gresa Avdiu LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kishte lënë takim në hollin e hotelit,

13 July 2025
Futboll

Chelsea apo PSG? Kush do të shpallet

13 July 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 13.07.2025

13 July 2025
Lajme

Sot “përpjekja” e 46’të për konstituimin e

13 July 2025
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

12 July 2025

Kryetari Hyseni dhe kreu I LRFGJ-së, Armend Misini, janë pritur në takim nga Agim

Lajme

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

11 July 2025

Kanë filluar punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve në qytetin e Gjilanit. Sinjalizimi po

Lajme Shëndeti

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses

9 July 2025

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.