
Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman
Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum.

Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte në Kavajë, pas një ftese që kishte marrë nga kryetari i kësaj bashkie.
Sot paradite ai ka pasur një takim me një person, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum.
Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte në Kavajë, pas një ftese që kishte marrë nga kryetari i kësaj bashkie. Sot paradite ai ka pasur një takim me një person, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion.



Zoti Wermer Daum nuk u përgjigj në telefon dhe pasi stafi është futur në dhomën e tij të shqetësuar, e kanë gjetur të pajetë në shtrat.
Werner Daum, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, i cili ndërroi jetë në mënyrë të papritur në dhomën e hotelit ku po qëndronte në Tiranë, vetëm një ditë para ndarjes nga jeta dha një intervistë të fundit ekskluzive për Syri TV, ku rrëfeu me emocion për përjetimet e tij si diplomat dhe për dashurinë e pakushtëzuar ndaj shqiptarëve dhe vendit tonë.
Në një bisedë të sinqertë, Daum foli për momentet historike të verës së vitit 1990, kur si ambasador i Gjermanisë hapi dyert e ambasadës për qindra shqiptarë që kërkonin strehim dhe liri, duke vepruar kundër udhëzimeve të qeverisë së tij në emër të vlerave universale të të drejtave të njeriut.
“Unë veprova kundër urdhrave, sepse ndjeva që regjimi ishte kundër vlerave themelore të jetës njerëzore. Shqiptarët meritonin të jetonin në liri,” – deklaroi ai me vendosmëri, duke theksuar se ishte pikërisht kontakti me të rinjtë shqiptarë dhe dëshira e tyre për të jetuar të lirë, që e shtyu të hapte dyert e ambasadës gjermane në korrik të 1990-s.
Ai kujtoi se kishte ndjerë ndryshimin që po vinte në shoqërinë shqiptare që në vitin 1989, kur frika po zëvendësohej me guximin për të kërkuar një jetë më të mirë. “Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim… donin të flisnin lirshëm, të shkëmbenin ide, të ndërtonin një të ardhme tjetër,” – u shpreh Daum, duke shtuar se ishte i vetëdijshëm për rrezikun që merrte, por gjithashtu edhe për domosdoshmërinë e asaj që duhej bërë.
Ndërsa fliste për Shqipërinë, emocionet nuk munguan. “Unë e doja këtë vend. Më pëlqenin peizazhet, malet, lumenjtë dhe mbi të gjitha arti e historia e tij,” tha ai, duke përmendur me dashuri Shkodrën dhe të rinjtë shqiptarë që i afroheshin plot shpresë dhe kurajo, në një kohë kur shumëkush kishte frikë edhe të fliste.
Për Daum, Shqipëria nuk ishte thjesht një stacion diplomatik, por një vend ku la një pjesë të shpirtit dhe ku gjeti një mision që e tejkalonte politikën: të mbështeste një popull në udhën drejt lirisë. “Shqiptarët meritonin një jetë më të mirë,” përsëriti ai, me bindjen e një njeriu që nuk e harroi kurrë detyrimin moral ndaj njerëzve që i dolën përpara në një prej periudhave më të vështira të historisë së vendit tonë.
Me largimin e tij nga jeta, Shqipëria humbi një mik të rrallë, një zë të vërtetë të solidaritetit dhe ndërgjegjes diplomatike, ndërsa rrëfimi i tij i fundit mbetet një testament i gjallë i dashurisë që Werner Daum kishte për popullin shqiptar.
RRËFIMI I FUNDIT PËR SYRI TV:
Pse ndihmova unë kur gati 3 mijë shqiptarë hynë në ambasadën time, pse i lashë portat e hapura?
Kisha parandjerë prej kohësh, prej gati një viti, nga mesi i vitit 1989, se gjendja e Shqipërisë dhe gjendja e shqiptarëve po ndryshonte.
Tashmë shqiptarët nuk po ndjeheshin më të frikësuar prej shtypjes dhe prej makinerisë shtypëse së qeverisë, por ishte një popull i gatshëm të rrezikonte, madje edhe të binte fli për lirinë dhe për kushte ekonomike të ndryshme dhe më të mira dhe për mundësi më të mira.
Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim, donin të kishin mundësinë të flisnin lirshëm, të shkëmbenin mendimin e tyre me të tjerët si brenda vendit ashtu edhe me persona të tjerë, sidomos me të rinj jashtë vendit dhe unë e kisha ndjerë këtë.
Shkëndija që i dha forcë revolucionit ishte demonstrata në Kavajë, dhe në Kavajë nuk shpresonin për të sulmuar ambasadat për të dalë nga vendi, por donin lirinë, dhe unë e ndjeva këtë.
Ambasadat e para ku sidomos të rinjtë shqiptarë u drejtuan ishin ambasadat greke, franceze dhe ajo italiane, kishte disa dhjetëra dhe askush nuk tentoi të kërkonte strehë tek ambasada gjermane.
Thashë me vete si ka mundësi, unë duhet të bëj diçka, duhet t’u tregoj njerëzve se janë të mirëpritur, nuk isha i gatshëm të dilja dhe t’u thoja ejani dhe t’i ftoja, por doja t’ua bëja të qartë nëpërmjet disa formave se njerëzit ishin të mirëpritur në ambasadën gjermane dhe se ne do të bënim ç’të mundnim për t’i ndihmuar.
Atë ditë që të gjithë evakuuam ambasadën, unë isha i fundit që u largova, ndezëm dritat dhe pas asaj lashë portat gati një metër të hapur në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ky ishte një vend ku mund të kërkonin strehë.
Unë po udhëtoja kudo në Shqipëri, unë e doja këtë vend, më pëlqente peizazhi, më pëlqenin malet, lumenjtë dhe veçanërisht më pëlqente arti dhe historia e Shqipërisë.
Veçanërisht në Shkodër, por edhe në vende të tjera më janë afruar të rinj të cilët e kishin kapërcyer frikën dhe shtypjen e shtetit dhe të Sigurimit.
Më janë afruar këta njerëz dhe unë nuk e fsheha mendimin tim, unë mendoja se shqiptarët meritonin një jetë më të mirë, shqiptarët meritonin të jetonin në liri.
Këtë e shpreha qartë, nuk bëra propagandë aktive, as nuk inkurajova një revolucion, sepse nuk ishte roli im, por sa herë e afrohej njeri shprehja atë që mendoja.
Unë jam një diplomat në profesionin, dhe diplomati duhet të veprojë sipas udhëzimeve dhe këtë kam bërë gjithë jetën time diplomatike, por në korrik të 1990, unë veprova kundër udhëzimeve të qeverisë sime e cila nuk donte të minonte një qeveri tjetër, unë veprova haptas kundër udhëzimeve sepse ndjeva që qeveria, sistemi dhe regjimi ishte kundër vlerave themelore të njerëzimit dhe të jetës së njeriut dhe kundër dokumentit të shkruar Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Kështu që unë vendosa të bëj atë që unë ndjeva se ishte e drejtë.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që është një hap drejt mbërritjes tek komuniteti perëndimor, Shqipëria është shumë e mirëpritur si pjesë e familjes evropiane në bashkim me vende të tjera të rajonit.
Sigurisht që kaq probleme që ju i shpjeguat qartë, ato janë të shpjeguara në raporte që ne si Gjermani i shkruajmë, të cilat i dërgojmë edhe BE-së, dhe këto probleme duhet të marrin përgjigjet e duhura.
Ju përmendët konkretisht problemin e korrupsionit, korrupsioni është i vështirë të çrrënjoset, është edhe më i vështirë sidomos në ato vende që janë ende të varfra.
Familjet, miqtë, varen prej jush, kur ju keni arritur një pozitë, kështu që është e qartë se ne kërkojmë diçka që ne vetë kemi marrë prej qindra vitesh dhe ne po ia kërkojmë këtë Shqipërisë dhe e presim që shqiptarët, partia që aktualisht po qeveris, opozita, dhe padyshim gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe do të jetë e kundërta.
Ne po u kërkojmë palëve të bëjnë përpjekje serioze në këtë fushë dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të mbështesim luftën kundër trafikut të drogës, kundër pastrimit të parave.
Të gjitha këto janë çështje me shumë rëndësi të cilat në fund mund të zgjidhen vetëm prej shqiptarëve, ne nuk duam të imponojmë një regjim kolonial.
