KF Kika nga Hogoshti mirëpret kreun e Komunës, në vazhdën e përgatitjeve për edicionin 2023 të Ligës së Parë të kosovës
Kryesia e Klubit bashkë me lojtarët e kanë falënderuar kreun e kësaj komune.
Sipas njoftimit publik, kreu i komunës ka treguar përkushtim për KF Kika, ku spikatë projekti i stadiumit dhe ai alternativ, e që ka qenë brengë e kahershme e kësaj skuadre me traditë, si dhe e mbarë komunitetit sportdashës në këtë trevë.
“Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot e ka vizituar klubin tonë i cili është duke u përgatitur për sezonin e ri 2023/2024, që nis në këtë vikend në Ligën e Parë. Rahimaj u informua me ecurinë e klubit tonë deri tani para fillimit të sezonit. KF KIKA e falënderon kryetarin Rahimaj për përkushtimin që është duke e treguar në vazhdimësi për klubin tone”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit hogoshtas.